HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-12 19:28:28
A+ A- Printo artikullin



Jordani: “Mediat arabe të krishtera, mjete për paqen”



“Mediat arabe të krishtera në shërbim të drejtësisë, paqes e të drejtave të njeriut”: kjo është tema e debatit dy ditor në Aman të Jordanisë, që përfundoi dje. Takimi u organizua nga Qendra e Mediave Katolike dhe Këshilli Papnor për Komunikimet Shoqërore. Në seminar morën pjesë edhe kreu i dikasterit papnor, imzot Klaudio Maria Çeli, dhe Patriku latin i Jeruzalemit, Fuad Tval.
Në qendër të diskutimeve, roli i teknologjive të komunikimit në proceset e ndryshimit të botës arabe dhe në mediat, që i shërbejnë paqes e vlerave njerëzore. Të dëgjojmë drejtorin e Qendrës së Mediave Katolike të Amanit, atë Rifat Bader:
Para së gjithash, u rrit bashkëpunimi ndërmjet Këshillit e Qendrës, gjithnjë në shërbim të drejtësisë, të paqes e të të drejtave të njeriut. Konkretisht, u përmirësua bashkëpunimi me gazetarët e me mediat lokale e ndërkombëtare, sidomos me Vatikanin, për t’i paraqitur lajmet, duke respektuar dinjitetin e njeriut. Në të ardhmen, do të organizojmë kongrese të përbashkëta, edhe me qendrat myslimane.
Pra, mediat arabe të krishtera duan të jenë një mjet komunikimi brenda Kishës, por edhe mjet dialogu ndërfetar me myslimanët. Të dëgjojmë bashkëpunëtorin e Këshillit Papnor për Komunikimet Shoqërore, atë Ramsine Haxh Musa:
Ambienti ishte shumë pozitiv. Ngul këmbë në praninë e gazetarëve myslimanë, sepse – siç e dimë – pjesa më e madhe e gazetarëve të këtushëm i përkasin Islamit e, megjithatë, erdhën për të marrë pjesë në një kongres të mediave të krishtera arabe. Gjithashtu, shprehën dëshirën për bashkëpunim të mëtejshëm me Qendrën e Mediave të Jordanisë, për të dëshmuar paqen e për të përkrahur të drejtat e njeriut.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama