HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Feja dhe dialogu >  2013-06-12 18:49:05
A+ A- Printo artikullin



Në audiencën e përgjithshme, i pranishëm edhe një grup rabinësh. Abraham Skorka flet për mirqësinë e tij me Papën



Ndërmjet pjesëmarrësve në audiencën e përgjithshme, ishte edhe një grup hebrenjsh e të krishterësh, të cilët këto ditë marrin pjesë, në Kastel Gandolfo, në një takim për thellimin e përmasës shpirtërore të dialogut, organizuar nga Lëvizja e Fokolarëve. Ndërmjet tyre, edhe Rabini Abraham Skorka, drejtor i Seminarit rabinik, latinoamerikan të Buenos Ajres. E pyetëm për miqësinë, që e lidh me Papën Françesku, lindur që kur Ati i Shenjtë ishte kryeipeshkëv në kryeqytetin argjentinas:

Përgjigje: - Është miqësi shumë e fortë, miqësi shumë e sinqertë, miqësi, përmes së cilës mund të japim, së bashku, një mesazh për bashkësinë e Buenos Ajres e, në fund, edhe për mbarë njerëzimin. Mesazh dialogu, mesazh njohjeje, lartimi shpirtëror. Mesazh që flet për ecje të përbashkët në udhët e jetës. Nuk është rastësi, që shkruam, së bashku, një libër kushtuar dialogut e regjistruam, po së bashku, 30 programe për kanalin e kryeipeshkvisë. Ishte pasojë e afrimit reciprok, pasojë e impenjimit të thellë për kumtimin e Biblës, për kumtimin e fjalëve të profetëve tanë - them ‘tanë’, profetë hebraikë, profetë të përbashkët. E gjithë kjo, duke pasur mirë parasysh ndjenjat e faljes e dëshirën për t’i kthyer fjalët në vepra. Për të treguar se njëri impenjohet së bashku me të gjithë ata, që e rrethojnë. Cili është plani ynë? Ç’mund të bëjmë për të lënë një gjurmë në jetë? Gjurmë, që nuk shlyhet, gjurmë shpirti, gjurmë të shkruar në shpirtin e njerëzve. Të gjitha mendimet që shpreh Papa lidhur me vlerat, në të gjitha predikimet e tij, në të gjitha fjalimet e homelitë, të duken si leksione, për ta mishëruar këtë dëshirë. Kjo është rruga, që e bëjmë së bashku. E kam ftuar dy herë në Tempullin e bashkësisë sime, në Sinagogë, që të na japë një mesazh para vitit të ri: vitit të ri hebraik. E ai më ftoi të jap mësim në seminarin, që formon meshtarët e ardhshëm, e shumë gjëra të tjera.

Pyetje: - Ç’përfaqëson për ju Papa Françesku lidhur me dialogun hebraiko-kristian?
Përgjigje: - Për mua, figura e Bergolios, mikut tim të dashur, sepse ma ka dëshmuar gjithnjë miqësinë e tij besnike, është sfidë: sfida është për ta kuptuar më mirë atë çast historik të popullit të Izraelit, kur nga njëra anë del në pah judaizmi rabinik, e nga ana tjetër, duket bashkësia e parë e krishterë. Kur analizohen burimet talmudike, në të cilat duken histori e rrethana dialogu ndërmjet të urtëve të Talmundit dhe barinjve të bashkësisë së parë të krishterë, mund të vërejmë pjesëmarrjen në një dialog shumë, shumë të posaçëm. Në një farë mënyre, e unë e ndjej këtë, duhet rikrijuar me të ky tip dialogu. Kjo është sfida jonë, përpjekja për t’iu përgjigjur çastit vigan të krizës shpirtërore, që po kalon njerëzimi sot.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama