HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-17 11:36:54
A+ A- Printo artikullin



Larg sigurive tona njerëzore (Emisioni X)



Në emisionin e 10-të të rubrikës “Te gurra e besimit”, ftesa për të mos u mbështetur në siguritë tona. E për ta kuptuar konkretisht këtë ftesë, nisemi përsëri me pyetje: “Pse disa shikojnë e gjejnë, të tjerët jo? Kush ua hap sytë e zemrën? Ç’u mungon atyre, që mbeten indiferentë, e atyre, që u tregojnë udhën të tjerëve, por për vete nuk bëjnë asnjë hap?”. U mungon diçka themelore: aftësia për të hequr dorë nga siguria e tepruar në vetvete, nga pretendimi se e njohin tepër mirë realitetin, nga mburrja se e kanë krijuar tashmë gjykimin përfundimtar për të gjitha sendet e nuk kanë ç’të mësojnë më. Të gjitha këto, së bashku, e bëjnë njeriun të pandjeshëm, e bëjnë t’ia mbyllë zemrën risisë së Zotit. Kështu njeriu nis e mbështetet mbi sigurinë se është bërë vetëm për këtë botë, se e njeh me fund e se nuk ka nevojë ta trazojë veten, duke hyrë në një rrugë, ku mund ta takojë Zotin. E mbështet shpresën më shumë mbi vetveten, se mbi Të. Nuk do ta besojë se Zoti është aq i madh, sa mund të bëhet edhe i vogël e të na afrohet ne, që jemi vetë vogëlsia, në sa duam të dukemi gjithnjë më të mëdhenj edhe se Ai.
Në fund, çka mungon, është përvujtëria e vërtetë, e cila e mëson njeriun t’i nënshtrohet asaj, që është më e madhe, por edhe guximi i vërtetë, që të bën ta besosh madhështinë e mirëfilltë, edhe kur paraqitet si një foshnjë e pambrojtur. Mungon aftësia ungjillore për të qenë foshnjë në zemër, për t’u mrekulluar, për të dalë nga vetvetja e për të ecur në udhën që tregon ylli, në udhën e Zotit. Por Zoti e ka aq forcë, sa të na japë sy për të parë, arsye për të menduar, vullnet për të shpëtuar. Na lind, atëherë, dëshira t’i kërkojmë një zemër të urtë e të pafajshme, që të mund ta shohim yllin e mëshirës së Tij, të ecim në rrugën e tij, për ta gjetur e për t’u ndriçuar nga drita e madhe e gëzimit të vërtetë, që solli mbi këtë botë. Larg nga gjithçka poshtëruese për njeriun, që ia sheshon shpirtin, ia shuan vlerat. Kur e tradhton misionin për të cilin u krijua, njeriu nuk mund të quhet Njeri.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama