HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-15 13:46:36
A+ A- Printo artikullin



Vizita e kardinalit Toran në Mbretërinë e Bashkuar



Përfundon vizita e kryetarit të Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalit Zhan Lui Toran, në Mbretërinë e Bashkuar. Që prej 12 qershorit, kardinali Toran pati ditë të mbushura me veprimtari e sidomos, me takime me eksponentë të bashkësive të ndryshme fetare të vendit.
Në çdonjërin prej tyre, gjeti me të pranishmit pika të përbashkëta, me synimin “për të forcuar marrëdhëniet e mira ndërfetare në Mbretërinë e Bashkuar” dhe për të treguar se “miqësia ndërmjet feve është premisë për arritjen e paqes”.
Vlera e përbashkët, që doli në pah në takimin me hinduistët, ishte “dhembshuria” e kundërshtimi i dhunës, sipas parimeve të personalitetit të madh indian, Mahatma Gandi. Në takimin me sikhët, vlera e shërbimit si kontribut për paqen; me xhainistët, praktika e mospërdorimit të dhunës.
Më 13 qershor, kardinali Toran mori pjesë në mbrëmjen ndërfetare të lutjes për paqen në Uestminster Holl. Pas meshës në katedralen e Uestminsterit, kreu i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar u nis për në Romë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama