HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-15 15:05:51
A+ A- Printo artikullin



Papa parlamentarëve francezë: politika të siguron ligje që shërbejnë për të mirën e përbashkët



“Parimi i laicitetit që rregullon marrëdhëniet ndërmjet Shtetit francez e komuniteteve të ndryshme fetare në vetvete nuk do të thotë qëndrim armiqësor ndaj realitetit fetar, apo përjashtim i feve nga fusha shoqërore e nga debati që e gjallëron atë”. Kështu tha Papa Françesku gjatë audiencës në Vatikan me një delegacion të parlamentit francez, duke nënvizuar më tej “marrëdhëniet plot besim që ekzistojnë në përgjithësi në Francë ndërmjet përgjegjësve të jetës publike e atyre të Kishës katolike, si në nivelin kombëtar, si dhe në nivelin rajonal e lokal”.
Papa Bergoglio vërejti akoma se “mund të përgëzohemi nga fakti se shoqëria franceze po rizbulon propozimet e bëra nga Kishës, mes tjerash, ato që ofrojnë një vizion të mirëpërcaktuar të njeriut e të dinjitetit të tij, shikuar si një e mirë e përbashkët. Kisha dëshiron të ofroj kontributin e vet të veçantë mbi çështje të thella që lidhën me njeriun e fatin e tij, me shoqërinë e caqet e saj. Ky kontribut – vërejti Papa – nuk përkufizohet vetëm në fushën antropologjike apo shoqërore, por edhe në fushë tjera si ajo politike, ekonomike e kulturore”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama