HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-06-17 12:04:08
A+ A- Printo artikullin



Papa takon Kryetarin e Komisionit BE Barroso: tepër e rëndë kriza për familjet e të rinjtë



Kriza dhe ndikmi i saj tejet i rëndë mbi jetën e familjeve e, posaçërisht, të të rinjve, ishte argumenti kryesor i bisedës ndërmjet Papës Françesku dhe kryetarit të Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barozo (José Manuel Durão Barroso), i cili dje u prit në audiencë, në Vatikan. “Bisedimet e përzemërta, saktëson një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, krijuan mundësitë për shkëmbimin e opinioneve mbi situatën ndërkombëtare, me vëmendje të posaçme tek procesi i intregrimit evropian, si dhe tek kriza e rëndë ekonomike, që po zgjatet tepër, me pasoja tejet të rënda mbi punësimin, posaçërisht të të rinjve, e jo më pak, edhe mbi jetën e familjeve. Përveç kësaj, vijon nota, u fol edhe për ndihmesën e çmuar që mund të japë Kisha katolike në rrethanat aktuale për mirëqenien materiale e shpirtërore të Evropës. Së fundi, një vëmendje e posaçme iu kushtua mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke u ndaluar posaçërisht tek liria fetare dhe mbrojtja e pakicave të krishtera në botë”. Pas takimit me Papën, Kryetari Baroso u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinalin Tarçizio Bertone dhe imzot Dominik Mambertì, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama