HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-17 13:47:51
A+ A- Printo artikullin



Me 17 qershor kalendari kujton shën Qirilin e Aleksandrisë



Kisha katolike përkujtoi sot një nga Shenjtorët me emrin Qiril, atë të Aleksandrisë.
I lindur në vitin 370, nga viti 412 e derisa vdiq, në vitin 444, mbajti me guxim në duar frenat e Kishës së Egjiptit, duke e kryer misionin e tij ipeshkvnor në një nga periudhat më të vështira të jetës së Kishës lindore, në luftë për ruajtjen e ortodoksisë, në emër të papës Çelestini. E pikërisht në këtë qëndrim plot vendosmëri në shërbim të doktrinës e në guximin me të cilin mbrojti të vërtetën katolike, shikojmë shenjtërinë e ipeshkvit luftarak të Aleksandrisë, që u njoh vonë në perëndim.
Kulti i tij u përhap në mbarë Kishën vetëm nën Papninë e Leonit XIII. E po atëherë iu dha edhe titulli doktor i Kishës, duke iu njohur kontributi në mbrojtje të ortodoksisë, kundër gabimeve të Nestorit, ipeshkëv i Kostandinopojës, ndonëse nën kërcënimin e burgut e të internimit. “Ne – shkruan Shenjti – për të mbrojtur fenë e Krishtit, jemi gati të përballojmë gjithçka: zinxhirët, burgun, të gjitha trazirat e jetës e edhe vetë vdekjen”. Në Konçilin e Efezit, ku Shën Qirili ishte protagonist, kundërshtari i tij, Nestori, që kishte shkaktuar një stuhi të vërtetë në Kishë, duke vënë në dyshim amësinë hyjnore të Marisë, doli përfundimisht nga skena. Me këtë rast Shenjti hartoi një teologji të qartë e të vërtetë të Mishërimit të Krishtit. Kundërshtar i klasit të parë, Qirili nuk e kurseu kurrë dhantinë e fjalës, me të cilën e kishte pajisur Zoti, në mbrojtjen e të vërtetave të fesë, së cilës i shërbeu edhe si teolog i mprehtë e si bari shpirtrash, duke na lënë trashëgim 156 homeli të famshme mbi Shën Lukën si dhe letrat e tij të njohura baritore, shprehur në 29 homeli të mbajtura në periudhën e Pashkëve.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama