HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-06-17 14:21:49
A+ A- Printo artikullin



Siria në qendër të G8-ës, ndërsa në vend vazhdon dhuna



U hap pra, sot pasdite, mbledhja e G8-ës në Irlandën e Veriut. Në qendër të diskutimeve të të mëdhenjve të botës, Siria, Lindja e Mesme dhe Libia, së bashku me temat ekonomike si zhvillimi dhe punësimi. Atmosfera është disi e nderë për shkak të polemikave, pas “Datagate”, shkandullit të kontrollit të mijëra qytetarëve amerikanë nga ana e shërbimeve sekrete. Dokumentat e ish-teknikut te CIA-s, Eduard Snouden, u publikuan pikërisht nga gazeta britanike “The Guardian”, e cila dje doli me akuzën se shërbimi sekret i Londrës dhe ai i Uashingtonin spiunuan edhe telefonatat e kompiuterët e krerëve të G20-ës, kur takimi u mbajt në kryeqytetin anglez, në vitin 2009. Synimi ishte të mbahej nën kontroll presidenti i atëhershëm rus, Dimitri Medvjedjev.
Përsa i përket çështjes siriane, qëndrimi i Rusisë mbetet i ashpër. Presidenti Putin deklaroi sot se, me shitjen e armëve për regjimin e Bashar Al-Asadit, Moska nuk ka dhunuar asnjë normë ndërkombëtare, por do ta bëjë këtë, nëse partnerët e G8-ës vendosin të armatosin rebelët. E ndërsa, në territor ka mundësi të vijnë 4 mijë pasdaran, rojet e revolucionit të dërguara nga Irani, dhuna vazhdon. Kryengritësit luftojnë për të rimarrë në dorë zonën e Halebit, ndërsa nga ushtria qeveritare e ndihmuar nga hezbollahët e Libanit, vijojnë dezertimet. Lufta në Siri po përvijohet gjithnjë e më tepër si luftë rajonale ndërmjet shiitëve dhe sunitëve.
Nesër, dita e dytë e takimit të G8-ës, në të cilën do të ndihen më fort diskutimet për tre “T”-të e vendosura nga kryeministri Kamerun në përparësitë e presidencës britanike: “Trade, Tax, Transparency” (Tregtia, Taksat, Transparenca). Lufta kundër mospagimit të taksave dhe parajsave fiskale, në qendër të vëmendjes së të mëdhenjve.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama