HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-06-18 12:30:23
A+ A- Printo artikullin



Në G8-ën e Irlandës, asnjë marrëveshje SHBA-Rusi për Sirinë



Përfundoi sot në Irlandën e Veriut, mbledhja e G8-ës, nën presidencën e Britanisë së Madhe. Ndërmjet temave ekonomike e luftës kundër terrorizmit, mbizotëroi debati për konfliktin në Siri, për të cilin SHBA-të dhe Rusia nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Çështja kryesore është dhënia e armëve kryengritësve. Amerikanët dhe Bashkimi Evropian janë për armatosjen e tyre, ndërsa rusët ndihmojnë regjimin e Bashar Al Asadit. Në një intervistë për një gazetë gjermane, presidenti sirian kërcënoi: “Nëse perëndimorët do t’u japin armë terroristëve, ata do të synojnë gjithnjë e më shumë edhe territorin e tyre. Vetë Evropa do të paguajë një haraç tepër të lartë”. U fol edhe për ndalimin e fluturimeve në qiellin sirian, por presidenti rus Putin u shpreh ashpër kundër kësaj mase. Ndërkaq, presidenti amerikan Obama u mundua të pajtojë disi qëndrimet e kundërta, duke mbështetur hipotezën e konferencës “Gjeneva 2” në favor të paqes në Siri. E vetmja temë për të cilën ranë dakord të gjithë, qe ndalimi i përdorimit të armëve kimike.
Por mbledhja e G8-ës u përqendrua edhe në gjendjen ekonomike botërore, duke nënvizuar perspektivën akoma negative për Eurozonën. Presidenti Barak Obama njoftoi se do të fillojnë bisedimet për një marrëveshje mbi tregtinë e lirë ndërmjet SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, e cila, në vitet e ardhshme, do të sjellë krijimin e miliona vendeve të punës. Në shënjestër të krerëve të G8-ës, edhe lufta kundër mospagimit të taksave, bilanci i vendeve evropiane dhe lufta kundër terrorizmit, me problemin e pagesës së shumave të mëdha për rrëmbyesit e perëndimorëve dhe me çështjen e trafikut të drogës, një nga burimet më të mëdha financiare për terrorizmin.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama