HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-18 12:30:47
A+ A- Printo artikullin



Patriku Raji i Libanit ia kushton kombin Zemrës së Papërlyer të Zojës



Patriku i Antiokisë së Maronitëve, Butros Beçara Raji ia kushtoi Libanin dhe krejt Lindjen e Mesme, Zemrës së Papërlyer të Zojës, duke u lutur që të gjithë popujt e rajonit të lirohen “nga mëkatet, të cilat sjellin ndarje, sulme e dhunë”. Akti solemn u kremtua të dielën, pas meshës në Shenjtëroren kombëtare të Zojës së Libanit në Harisa. Më mijëra besimtarë u lutën që vendi i kedrave të mos përfshihet në konfliktin e përgjakshëm e shkatërrimtar sirian. Gjatë homelisë, patriku nuk i ndau myslimanët nga të krishterët, duke i vendosur të dyja palët nën mbrojtjen amnore të Shën Marisë. Kujtoi se Solemniteti i Lajmërimit të Zojës, më 25 mars, është festë kombëtare në Liban dhe kremtohet si nga të krishterët, ashtu edhe nga myslimanët. Së fundi, bëri thirrje për pajtim ndërmjet forcave politike, të ndara për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj luftës në Siri.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama