HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-06-19 16:27:07
A+ A- Printo artikullin



Nesër në Doha, bisedimet për paqen në Afganistan, me pjesëmarrjen e SHBA-ve, Karzait dhe talebanëve



Përfundoi takimi i G8-ës, i cili siç iu kemi njoftuar, siguroi bashkëveprimin në frontin e luftës kundër mospagimit të taksave, por e la të hapur debatin për konfliktin sirian. Një nga njoftimet më të rëndësishme, që u dha gjatë këtyre dy ditëve, ishte ai i presidentit Barak Obama për hapjen e bisedimeve të paqes me talebanët afganë. Nesër, në Doha të Katarit, ku rebelët kanë krijuar një lloj “zyre politike”, do të diskutojnë për të ardhmen e Afganistanit, amerikanë, talebanë e përfaqësues të qeverisë së Kabulit. Por ç’mund të ndryshojë në këto bisedime, në krahasim me negociatat e dështuara të së kaluarës? Të dëgjojmë gazetarin italian Mauricio Salvi, ekspert i rajonit:
Së pari, talebanët do të marrin pjesë më aktivisht në një projekt dialogu, i cili, tani për tani, është i përgjithshëm. Pa dyshim, përpjekja për të dalë nga perspektiva e konfliktit ushtarak është e përbashkët. Talebanët janë gati të ulin armët, kur ushtari i fundit i huaj të ketë lënë vendin. Por, natyrisht, ata synojnë edhe pushtetin. Çështja është nëse do të pranojnë ta ndajnë pushtetin me Karzain, apo do të bëjnë ç’është e mundur për ta pasur krejtësisht për vete. Mendoj se për fundin e konfliktit në Afganistan, duhet të presim akoma shumë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama