HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Bamirësi dhe solidaritet >  2013-06-19 16:27:33
A+ A- Printo artikullin



Raport i OKB-së për refugjatët: në botë, të ikurit arrijnë në 8 milion vetë



Lufta e dhuna vazhdojnë të shkaktojnë zhvendosje të popullatës botërore. Sipas Raportit të Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, që i referohet vitit 2012, paraqitur dje në Gjenevë, konfliktet e persekutimet kanë detyruar rreth 7,6 milion njerëz të braktisin shtëpitë, për të shkuar jashtë vendit, ose për t’u zhvendosur në zona më të sigurta brenda shtetit. Shifra është e jashtëzakonshme në vetvete, por kuptohet edhe më mirë, nëse bëjmë një llogari të thjeshtë: çdo ditë, 23 mijë vetë shpërngulen nga vendi, duke lënë të afërm, miq e dashamirë, për të shkuar drejt së panjohurës. Numri i refugjatëve në botë, në fund të vitit 2012, arriti kështu në 45,2 milion. Shumica, nga vendet në zhvillim, me Afganistanin, që mban prej 32 vjetësh trofeun e trishtë të numrit më të lartë të refugjatëve. E ndjekin Somalia, Iraku dhe Siria. Nga kjo e fundit, vitin e kaluar, janë larguar 650 mijë vetë. Raporti ndalet në dhjetor 2012, por që atëherë, me shtimin e ndeshjeve, numri i refugjatëve sirianë në vendet fqinje është rritur edhe më shumë, deri në shifrën dramatike prej 1,6 milion njerëzish.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama