HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-24 16:30:35
A+ A- Printo artikullin



Papa pret kryeministrin e Maltës. Emigracioni, në qendër të bisedimeve



Papa Françesku priti në Vatikan, kryeministrin e Republikës së Maltës, Joseph Muscat. Gjatë bisedës, informon Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, “u kujtua zanafilla apostolike e Kishës malteze e gjurma vendimtare, që krishterimi ka lënë në historinë dhe në kulturën e Popullit të Arqipelagut”. Gjithashtu, u fol për vizitat baritore të Gjon Palit II dhe të Benediktit XVI, u ripohua nevoja për mbrojtjen e vlerave të krishtera dhe u përmend roli i rëndësishëm i Kishës Katolike në fushën e edukimit e të asistencës shoqërore. Duke theksuar sfidat dhe gjendjen kritike në rajonin e Mesdheut, Papa dhe kryeministri maltez u ndalën veçanërisht në fenomenin e emigracionit drejt Evropës, që impenjon jashtëzakonisht Kishën dhe qeverinë e Maltës.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama