HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-06-25 13:11:07
A+ A- Printo artikullin



Shqipëri: zgjedhjet e 23 qershorin shënojnë ndryshim në vend



Baronesha Catherine Ashton dhe komisioneri për Zgjerim Stefan Fule, duke përgëzuar shqiptaret për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit , kanë kërkuar mbylljen e procesit sipas standardeve të kërkuara. Në një deklaratë të përbashkët, ata kanë vlerësuar procesin e votimeve. “Ne do të donim të përgëzonim qytetarët e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare më 23 qershor, që u zhvilluan në mënyrë të rregullt”- thuhet në deklaratë.
Ata dënuan incidentet e ndodhura, rastet e dhunës dhe theksojnë se presin që këto të hetohen plotësisht dhe autoret të vihen para drejtësisë. “Tani është e rëndësishme që fazat e mbetura të procesit zgjedhor të mbyllen në përputhje me BE-në dhe standardet ndërkombëtare. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike të veprojnë në një frymë konstruktive për të mirën e popullit shqiptar” - thuhet në deklaratë.
Ata, pas certifikimit te rezultatit, inkurajojnë për formimin në kohe të qeverisë së re për të adresuar sfidat që ka Vendi përpara dhe për të siguruar se axhenda e reformave dhe procesi i integrimit të fitojnë një vrull te ri.
Në pritje të përfundimit të numërimit të votave të 23 qershorit, elementi i parë që duhet theksuar është pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri ishte nga më të lartat në këto vite të tranzicionit të vendit, sipas të dhënave KQZ 52, 66 %, një përmirësim i dukshëm në krahasim me zgjedhjet e fundit. Së dyti theksojmë se zgjedhjet në përgjithësi dëshmuan edhe një pjekuri mjaft të mirë politike e demokratike të qytetarëve. Së treti vetëdijen e qytetarëve se ata mund ta ndryshojnë politikën me anë të votës kur mendojnë se duhet ndryshuar. Vrasja në Laç ditën e votimit ishte ngjarja më e trishtuar e zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa disa incidente të vogla të karakterit organizativ e teknik nuk e dëmtuan situatën përgjithësisht normale të tyre.
Numërimi i votave kërkon kohë, por shenjat e deritanishme tregojnë një zhvillim e urojmë edhe një përfundim në kushte normale. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 23 qershorit, flasin për humbësit, por edhe për fituesit, koalicionin e majtë të udhëhequr nga Partia Socialiste. Fitorja e së majtës shtrihet nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim të vendit, duke u dhënë fund edhe frikës për ndarje Veri – Jug për shkaqe politike. Edhe bastione shumëvjeçare elektorale të PD-së u shembën dhe tani ato dominohen nga e majta.
Fitorja e opozitës në Shkodër, Durrës, Dibër, Lezhë, Kavajë etj., tregon qartë se nuk ka pushtet politike të përjetshëm të partive. Fitorja në të gjitha qytetet e mëdha të vendit është një tjetër tipar i këtyre zgjedhjeve. Nga 12 qarqe të vendit, vetëm njëri prej tyre, ai i Kukësit, është fituar nga koalicioni qeveritar. E nuk duhet harruar këto zgjedhje janë të rëndësishme për një përparim në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë e për përforcimin e reformën e institucioneve demokratike të Vendit, çka do t’i hapte rrugën një të ardhme më premtuese edhe në fushën ekonomike e shoqërore.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama