HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-26 14:41:21
A+ A- Printo artikullin



Koncerti “Vuajtja e të pafajshmëve” në Aushvic. Rabini Lefkovic: ndjeva dashurinë e njerëzve



Ka pasur jehonë të madhe koncerti simfonik-katekistik “Vuajtja e të pafajshmëve”, kompozuar nga kreu i Lëvizjes Neokatekumenale, Kiko Arguejo, ekzekutuar të dielën nga orkestra e kësaj Lëvzijeje para “portës së vdekjes” në kampin e përqendrimit gjerman Aushvic-Birkenau. Morën pjesë 6 kardinaj, 50 ipeshkvij, 35 rabinë hebrenj e mëse 12 mijë vetë. Njëri ndër rabinët, Moshe Lefkovic, drejtor i organizatës “Afikim”, që kujdeset për fëmijët e varfër në Izrael, shprehet kështu, në mikrofonin tonë:
Është e shkruar në Torah: në Malin Sinai, kur pati bashkim e dashuri ndërmjet të gjithëve, qiejt u hapën. Unë nuk dua ta krahasoj ngjarjen me Malin Sinai, por aty ishte i prekshëm një bashkim e një dashuri kaq e madhe, sa mund të them se e ndjeva veten “të veshur” me këtë bashkim e dashuri si me një Talit, që është manteli i lutjes së hebrenjve. Kjo dashuri e ky bashkim, që i mungojnë kësaj bote, anë gjërat më të rëndësishme të botës! Do të ishte shumë bukur të takoheshim më tepër, që të ndjehemi vërtet Bij të Zotit. E nëse kjo do të ishte e mundur, nëse do të takoheshim më shpesh, atëherë do të vijë paqja në botë. E nëse ka paqe, bota do të ketë shërohet e begatohet e nuk do të kemi këtë dhimbje, që provojmë sot. U takova me Kiko Arguejon. I thashë se nuk e ndjeva veten si në koncert simfonik, por si në lutje. Unë jam bir e nip i të mbijetuarve nga Holokausti: së paku 60 vetë nga familja ime, të afërmit e mi, kanë vdekur në Aushvic… Imagjinoni, ishte hera e parë që vija në Aushvic, kam pasur gjithnjë frikë nga ky vend.
U mallëngjyet?
Po, u mallëngjeva: isha aty, si hebre, së bashku me 12 mijë vetë e ndjeja se më donin… Ulur aty, më gjithë këta njerëz, para “portës së vdekjes”, para barakave të Aushvicit, pasi kisha dëgjuar për vite me radhë tregimet e gjyshërve të mi… qava gjithë kohën, u mallëngjeva jashtëzakonisht. Për mua, ky takim ishte lutje, ishte bekim, sepse nazistët nuk deshën vetëm të zhduknin trupin e hebrenjve, por deshën t’i shkatërronin shpirtërisht, t’i bënin të ndjeheshin kafshë… Por edhe në mesin e këtij ferri, nuk e borën fenë: vazhduan të luteshin e të besonin.
Dje, Papa Françesku u takua në Vatikan me Komitetin Ndërkombëtar Judaik për Konsultimet Ndërfetare. Tha se i krishteri nuk mund të jetë antisemit…
Pikë së pari, janë fjalë shumë të bukura, që nuk do të bien në vesh të shurdhër. Edhe unë, si hebre, i bekoj këto fjalë me gjithë zemër. Bekimi kundër urrejtjes nuk është vetëm për hebrenjtë apo të krishterët, por për të gjithë botën. Këto fjalë kundër urrejtjes janë bekim për gjithë botën, sepse emri i Zotit është edhe paqe e dashuri. E kur ka paqe e dashuri, ka edhe bekim!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama