HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-26 15:50:06
A+ A- Printo artikullin



Papa kujton senatorin Kolombo: gjithnjë në shërbim të së mirës së përbashkët.



“Katolik i zellshëm, figurë e planit të parë në Republikën italiane, njeri i shquar i institucioneve”. Kështu e kujtoi Papa, në një telegram, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinali Tarçizio Bertone, senatorin e përjetshëm, Emilio Kolombo, që vdiq të hënën e kaluar, në Romë. Papa shkruan se në të gjitha detyrat publike që mbuloi, Emilio Kolombo diti të veprojë me impenjim bujar, gjithnjë në shërbim të së mirës së përbashkët. Në përfundim, Ati i Shenjtë ia beson shpirtin e tij mbrojtjes amtare të Zojës së Bekuar, Virgjërës Mari.
Senatori i përjetshëm, Emilio Kolombo, që vdiq të hënën e kaluar, në Romë, në të kaluarën ka qenë kryetar i Parlamentit Evropian, kryeministër dhe disa herë ministër. Kishte mbushur 93 vjeç dhe ishte i fundmi anëtar i Asamblesë Kushtetuese ende në jetë. Përshkoi, në rolin e protagonistit, gjithë udhën e historisë italiane të pasluftës e pjesërisht edhe atë evropiane, me detyra të dorës së parë, deri në emërimin senator i përjetshën, në janar 2003, me vendim të Presidentit të asokoshëm të Republikës, Karlo Azelio Çampi, pa u shkëputur kurrë nga qyteti e krahina e tij, Bazilikata. I diplomuar në drejtësi, i hyrë në politikë nga radhët e Rinisë së Veprimit Katolik, në këtë periudhë farkë burrash, që i prinë Italisë me përgjegjësi në sektorët më të rëndësishëm të vendit, Kolombo u zgjodh në Asamblenë Kushetuese kur ishte vetëm 26 vjeç. Në vitin 1948 u zgjodh deputet, duke nisur kështu një karrierë, që do t’i hapte rrugën drejt detyrës së Kryeministrit në gusht 1970, deri në shkurt 1972. Mbuloi edhe shumë detyra të tjera të rëndësishme, sa në Itali, aq në Evropë, e u nderua me shumë çmime të njohura, si ai i “Karlit të Madh”, i cili i jepet çdo vit një personaliteti politik, që kontribuon në procesin e intregrimit evropian. Martin Shuc, kryetar i Parlamentit BE, e kujtoi se figurë themelore të historisë së Italisë dhe të integrimit evropian.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama