HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Të rinjtë  >  2013-06-28 18:46:09
A+ A- Printo artikullin



DBR: kryeipeshkvi i Rios, ngjarje në përkim me protestat



Fryma e Ditës Botërore të Rinisë (DBR) që do të kremtohet në Rio-De-Zhanéjro nga 23 deri më 28 korrik, në praninë e Papës Françesku, është në përkim të plotë me manifestimet popullore të protestës, që vijojnë në mbarë Brazilin. E deklaroi këtë në një intervistë, dhënë faqes së internetit ‘G1’, kryeipeshkvi i Rios, përgjegjës për organizimin e DBR-së në Brazil, imzot Orani Tempesta.
“Britma për një botë më të drejtë pasqyrohet në gjithçka propozon Dita Botërore e Rinisë. E në këtë drejtim kremtimi përkon me këto kërkesa, tha prelati", që nuk harroi ta dënojë ushtrimin e dhunës e të vjedhjeve, që po vërehen në shumë manifestime.Imzot Orani pohoi edhe se shumë të rinj vullnetarë, që punojnë në Komitetin Organizues të DBR-së, kanë dalë në shesh, së bashku me familjet. Një pjesë e mirë e atyre, që marrin pjesë në manifestime, janë katolikë, ndjekës të rregullt të Kishës: “Besoj se i krishteri i mirë është jo vetëm i përshpirtshëm, por edhe njeri me ndërgjegje politike”, pohon në përfundim imzot Tempesta.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama