HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-28 13:52:55
A+ A- Printo artikullin



Rubrika “Te gurra e besimit”: Tek Zoti, përmes Fjalës së Tij (Emisioni XII)



Në emisionin XII të rubrikës “Te gurra e besimit”, vlera e pallogaritshme e Fjalës së Zotit, e dialogut me Hyjin.
Zoti e bëri njeriun të aftë për ta dëgjuar Fjalën e Tij e edhe për t’iu përgjigjur. Njeriu u krijua në Fjalën e Zotit, jeton në Të, nuk mund ta kuptojë vetveten, në se nuk e hap zemrën, për të hyrë në këtë dialog. Fjala e Hyjit na tregon se jemi bijtë e tij, në lidhjen e përhershme e të pakëputshme të Atit me bijtë. Jemi të thirrur, përmes hirit, për t’u bërë një me Krishtin, Birin e Atit, për t’u shndërruar në Të.
Në këtë dialog me Hyjin, kuptojmë edhe vetveten e marrim përgjigje për pyetjet jetike, që fshihen në thellësitë e zemrës. Fjala e Zotit nuk i kundërvihet njeriut, nuk i kundërshton dëshirat e tij të vërteta, madje i ndriçon, duke i pastruar e duke i realizuar. Sa rëndësi ka për kohën tonë të zbulojë se vetëm Zoti e shuan etjen e zemrës së çdo njeriu! Në epokën tonë, e sidomos në perëndim, për fat të keq, është përhapur ideja se Zoti është larg jetës e problemeve të njeriut, se nuk i njeh, madje se prania e tij mund edhe ta kërcënojë pavarësinë njerëzore. Në të vërtetë e gjithë rruga e shëlbimit na tregon se Zoti flet, ndërhyn në histori, është gjithnjë përkrah njeriut e synon ta shpëtojë në korp e në shpirt. Prej këndej, në këndvështrimin baritor, është me rëndësi vendimtare që njeriu ta kuptojë se Fjala e Zotit ka aftësi të dialogojë me problemet, të cilat duhen përballuar në jetën e përditshme. Pikërisht Jezusi na paraqitet si Zoti i ardhur mes nesh, që të kemi jetë, e ta kemi me begati (cfr Gjon 10,10). Prandaj duhet të mos kursejmë asnjë përpjekje për të treguar se Fjala e Zotit lidhet ngushtë me problemet tona, se u përgjigjet pyetjeve tona, se na pajis me vlera të reja e na i plotëson dëshirat. Njeriu duhet ta dijë mirë se Zoti ia njeh dhimbjet, ia dëgjon britmën. Shën Bonaventura, në Breviloquium pohon se “Fryti i Shkrimit të Shenjtë nuk është i çfarëdoshëm; është lumturia e plotë, e amshuar”. Shkrimi i Shenjtë është pikërisht Libri, në të cilin janë shkruar fjalët e jetës së pasosur që, jo vetëm të besojmë, por edhe të fitojmë jetën e amshuar, në të cilën do të shikojmë Dritën e vërtetë, do të duam Atë, që meriton të duhet e do t’i realizojmë të gjitha dëshirat.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama