HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-06-28 16:01:16
A+ A- Printo artikullin



Wollfarth: zgjedhjen në Shqipëri sipas standardeve



Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth ka mbyllur dje misionin e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Gjatë një pritej të organizuar me këtë rast, në Tiranë, Wollfarth, shprehu vlerësim për zgjedhjet e sapo mbyllura dhe pranimin e rezultatit nga partitë politike. "Ajo çka më gëzon më shumë, është se e shoh Shqipërinë në një fazë të re, dhe në një shkallë të lartë dinjiteti, dhe kjo gjë më bën të ndihem më mire", tha Wollfarth.
Duke përgëzuar ata që sipas tij, fituan besimin e popullit, Wollfarth tha se pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, zgjedhjet arritën të realizoheshin me standarde. "Puna e OSBE është një punë që bëhet për Shqipërinë. Mua më ka pëlqyer shumë puna në Shqipëri, pavarësisht se nuk ka qenë gjithmonë shumë e lehtë. Unë e konsideroj misionin tim të përmbushur, megjithatë loja vazhdon", tha Wolfarth.
Eugen Wollfarth largohet nga Shqipëria për të shkuar në Kuvajt, ku do të nisë detyrën e tij të re. Në pritje morën pjesë, krerët më të lartë të politikës, diplomatë dhe përfaqësues të realitetit në Shqipëri.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama