HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-06-30 17:09:41
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku: Benedikti XVI shembull i madh për ne si të veprojmë sipas ndërgjegjes e vullnetit të Zotit



"Benedikti XVI ‘na ka dhënë një shembull të madh të dëgjimit të ndërgjegjes personale e vendimit të marr së bashku me Zotin ‘ kur Hyji e bëri të kuptonte, në lutje, hapin që duhej të bënte”. Me këto fjalë Papa i ri Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot sot në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan ekzaltoi cilësitë morale të paraardhësit të vet, Benediktit XVI, i cili “e ndoqi me arsye të madhe e guxim – theksoi Ati i Shenjtë Françesku - ndërgjegjen e vet, do të thotë vullnetin e Jezusit në ndërgjegje”. “Shembulli u atit tonë – përsëri Papa Bergoglio – na bënë mirë, pra çdonjërit prej nesh i bënë të ndiqet”. Kjo sepse ndërgjegjja, shtoi Papa Françesku, është caku shpirtëror i lidhjes sime me Zotin, që m’i flet zemrës e më ndihmon ta dalloj, ta kuptoj e ta zgjedh rrugën, që duhet të ndjek. E, si ta kem marrë vendimin, më ndihmon edhe të ec përpara, të mbetem gjithnjë besnik: “Ne kemi pasur një shembull të mrekullueshëm, që na tregon sesi është kjo lidhje me Hyjin në ndërgjegje, një shembull të freskët, të mrekullueshëm: Papa Benedikti XVI na e dha këtë shembull të madh”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama