HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-01 15:20:25
A+ A- Printo artikullin



Më 8 korrik, Papa Françesku në lutje për emigrantët, në Lampeduzë



Të hënën, më 8 korrik, Papa Françesku do të shkojë për vizitë në ishullin e Lampeduzës, në Itali. Siç informon Salla e Shtypit e Vatikanit, Papën e preku thellë mbytja e një anijeje, që transportonte emigrantë nga Afrika, e fundit e një sërë tragjedish të ngjashme, prandaj dëshiron të lutet për ata, që humbën jetën në det, të vizitojë të mbijetuarit dhe refugjatët e tjerë të pranishëm në qendër. Gjithashtu, prania e Atit të Shenjtë është inkurajim për banorët e ishullit, të cilët kujdesen gjithnjë për vëllezërit e motrat në nevojë. Për shkak të rrethanave të veçanta, përfundon nota e Sallës së Shtypit, vizita do të realizohet në formën më të thjeshtë të mundshme, edhe përsa i përket pranisë së ipeshkvijve e të autoriteteve të zonës.
Papa Bergolio do të niset herët në mëngjes nga aeroporti romak i Çampinos për në aeroportin e Lampeduzës, ku do të pritet nga kryeipeshkvi i Agrixhentos dhe nga kryetarja e bashkisë. Në “Cala Pisana” do të hipë në një barkë, që përmes detit, i shoqëruar nga barkat e peshkatarëve, do ta çojë në Portin e Lampeduzës. Gjatë lundrimit, Ati i Shenjtë do të hedhë në ujë një kurorë me lule, në kujtim të atyre, që pushojnë për amshim në fund të detit. Sapo të mbërrijë në port, Papa do të përshëndesë emigrantët e do të shkojë në kampin sportiv “Arena”, ku do të thotë meshën me ta. Pas një vizite në famullinë e shën Girlandos, Ati i Shenjtë do të kthehet në Romë.
Për shkak të pozicionit të saj strategjik, Lampeduza është prej vitesh tokë zbarkimi për mijëra refugjatë afrikanë, në kërkim të një jete më dinjitoze. “Ky fenomen – theksohet në letrën e dioqezës – me ndërlikimet dhe ngarkesën e vuajtjes që mbart me vete, është shprehje e nevojës për drejtësi, që u takon miliona bijve të Zotit e nuk mund të lihet më në heshtje”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama