HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-04 14:39:41
A+ A- Printo artikullin



Kek: dje, në Budapest, u hap Asambleja e përgjithshme kushtuar “Misionit në Evropën, që ndryshon”



Arritën që dje, në Budapest, 230 delegatët, që marrin pjesë në asamblenë e Konferencës së kishave evropiane (Kek), punimet e së cilës u hapën me një kremtim, përgatitur nga Kishat hungareze e me fjalimin, mbajtur nga presidenti i Kek, metropoliti Emmanuel Adamakis.
Diskutimet, nisur dje, vijojnë. Sipas agjencisë Sir, e morën fjalën kryeipeshkvi katolik i Budapestit e kryetar i Këshillit të Konferencave ipeshkvnore të Evropës, kardinali Peter Erdë dhe sekretari i Këshillit Botëror të Kishave, i nderuari Olav Tveit. “Nuk është detyra jonë t’i zgjidhim problemet e Evropës”, tha metropoliti Adamakis gjatë konferencës së shtypit. Por, nëse ndryshojmë vetveten, mund t’i japim fytyrë tjetër botës, që na rrethon”. “E tani, ç’pret? Kek dhe misioni në Evropën, që ndryshon”, është titulli i punimeve të asamblistëve, që do të vijojnë deri të hënën, më 8 korrik e që duhet të përfundojnë me rioganizimin e thellë të Kek”. I nevojshëm, ky riorganizim, sepse kanë ndryshuar tashmë edhe rrethanat, në të cilat u krijua, si në mjediset e shoqërisë, ashtu edhe të Kishës, në krahasim me vitin 1959, kur lindi”, shpjegoi sekretari i përgjithshëm, Gi Liagrë.
Ndërsa sipas pohimit të metropolitit të patriarkanës ekumenike, “duhet reformuar një sistem i ndërlikuar e duhet gjetur një mënyrë më e frytshme për bashkimin e Kishave e të njerëzve, përmes Evropës”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama