HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-05 12:56:14
A+ A- Printo artikullin



Akti i kushtimit të Shtetit të Vatikanit, Shën Jozefit



O Shën Jozef,
Roja e Shëlbuesit
E fati i panjollë i së Lumes Mari Virgjër,
pranoje me mirësi aktin e sotëm të devocionit
e të kushtimit.

Ruaje dhe jepi paqe kësaj toke,
të vaditur me gjakun e Shën Pjetrit
e të martirëve të parë romakë;
ruaje e gjallëroje hirin e Pagëzimit
në ata, që jetojnë e punojnë këtu;
ruaji e shtoje fenë e shtegtarëve
që vijnë këtu nga çdo anë e botës.

Ty po t’i kushtojmë lodhjen e gëzimin e çdo dite;
ty po t’i kushtojmë aspiratat e shpresat e Kishës;
ty po t’i kushtojmë mendimet, dëshirat dhe veprat:
gjithçka të bëhet në Emër të Zotit tonë Jezu Krishtit.

Mbrojtja jotë e ëmbël, e vendosur, e heshtur
mbështeti, udhëhoqi e ngushëlloi jetën e fshehtë
të Familjes Shenjte të Nazaretit:
ruaji edhe familjet tona,
bëhu sërish mbrojtësi ynë atëror
e na mbaj besnikë deri në fund.

Nën vështrimin tënd mirëdashës e të urtë,
i lemë sot, me besim të ri,
ipeshkvijtë e meshtarët,
të shuguruarit e Krishtit e besimtarët laikë,
që punojnë e jetojnë në Vatikan:
mbroje thirrjen e tyre
e pasuroje me të gjitha virtytet e nevojshme
për shenjtërimin e vazhdueshëm të jetës.
Amen.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama