HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-05 12:03:25
A+ A- Printo artikullin



Dy Papë ia kushtojnë Shtetin e Vatikanit Shën Jozefit dhe Shën Mëhillit Kryeengjëll



Sot paradite, në orën 8.45, në Kopshtet e Vatikanit, pranë Pallatit të Guvernatoratit, në praninë e dy papëve, të Papës Françesku e të Papës së nderit, Benedikti XVI, Shteti i Vatikanit iu kushtua Shën Jozefit dhe Shën Mëhillit Kryeengjëll, si edhe u përurua një monument për Shën Mëhillin Kryeengjëll.
Pak para se të fillonte ceremonia, sqaron një notë e drejtorit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, erdhi në atë vend, Papa i nderit, Benedikti XVI, i ftuar nga Papa Françesku. U përshendet me të pranishmit e më pas u përqafua edhe me Papën Bergolio, që erdhi disa minuta më vonë e që mbeti gjatë gjithë ceremonisë pranë Jozef Racinger, në dy karrige të vendosura afër, përpara monumentit.
Pas përshëndetjes së shkurtër të kardinalit Xhuzepe Bertelo, President i Guvernatoratit, foli ish-kreu i tij, kardinali Xhovani Lajolo, i cili nënvizoi domethënien e monumentit të ri dhe të shatërvanit, kushtuar Shën Jozefit, vendosur në anën tjetër të Pallatit të Guvernatoratit e përuruar pak kohë më parë.
Në aktin e kushtimit, Papa Françesku ia besoi Shën Jozefit shpresat e Kishës Katolike dhe iu lut Shën Mëhillit Kryeengjëll të vigjëlojë mbi Selinë Apostolike e ta mbrojë Kishën nga çdo intrigë, që kërcënon qetësinë e saj. Iu lut gjithashtu t’i bëjë njerëzit ta fitojnë betejën kundër tundimit të pushtetit, të pasurisë e të shthurjes.
Ndër të pranishmit, edhe artistët autorë të monumentit të ri e të shatërvanit të Shën Jozefit, përkatësisht Xhuzepe Antonio Lomusho dhe Franko Murer, si edhe bamirësit, që mundësuan realizimin e tyre.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama