HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-05 17:04:10
A+ A- Printo artikullin



Së shpejti Gjon Pali II e Gjoni XXIII do të shpallen shenjtorë.



Ka shumë mundësi të shpallen shenjtorë brenda vitit në vijim, të Lumët Gjon Pali II e Gjoni XXIII. Papa Françesku miratoi sot dekretin, që njeh mrekullinë e dytë, me ndërmjetësinë e Papës Vojtila dhe i hapi udhën kanonizimit të Papës Ronkali, edhe pa një mrekulli të dytë.
Gjithnjë sot Papa dha miratimin për lumnimin e Alvaro del Portilo, prelat i Opus Dei, Nënë Sperancës, themeluese e Kongregatës së Shërbëtoreve dhe Bijve të dashurisë së Mëshirshme dhe 42 martirëve, vrarë nga urrejtja për fenë gjatë Luftës civile spanjolle.
Njihen edhe virtytet heroike të Gjuzepe Lazatit, laik i kushtuar, politikan e intelektual i njohur italian.
Lajmi për shenjtërimin e dy papëve, figurat e të cilëve janë ende gjallë në kujtesën e njerëzve që i njohën, i deshën e ecën pas gjurmëve të këtyre Mëkëmbësve të Krishtit, tashmë është përhapur në mbarë botën, për t’u pritur me gëzim nga miliona besimtarë. Prekëse, të kujtosh një Shenjt, që e njohe sa ishte gjallë, e takove, ia dëgjove zërin e ia ndoqe mësimin e që, ndoshta-ndoshta ruan si kujtim tejet të çmuar edhe një fotografi, dalë me Të. Fotografi me Shenjtin. Tejet emocionante!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama