HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-05 12:56:47
A+ A- Printo artikullin



SHBA: thirrje e liderëve të krishterë për të respektuar kundërshtimin për arsye të ndërgjegjes.



Përfundoi dje (e enjte), Festa kombëtare e Pavarësisë, me një Meshë, kryesuar nga kryeipeshkvi i Uashingtonit, kardinali Donald Uerl, në bazilikën kombëtare të Zojës së Papërlyer, fushata e dytë “15 ditë për Lirinë”(Fortnight for Freedom), për mbrojtjen e lirisë fetare, organizuar nga ipeshkvijtë e SHBA, filluar më 21 qershor. 15 ditë lutjesh, reflektimi, katekizmi, manifestimesh për të mobilizuar bashkësinë katolike në mbrojtje të këtij parimi themelor, gjithnjë e më të kërcënuar sot në vend, nga politikat, që synojnë kufizimin e lirisë së edukimit, të bazuar mbi parimet morale e fetare dhe praktikimin e tyre. Posaçërisht, siç dihet, nisma e ipeshkvijve amerikanë e mori shtytjen nga disa urdhëresa të reformës shëndetësore të Administratës Obama lidhur me abortin e me përdorimin e kontraceptivëve. Këto urdhëresa u imponojnë kufizimin e kundërshtimit për arsye të ndërgjegjes atyre, të cilët i kundërvihen abortit e ripërkufizmit të martesës në nivel federal e shtetëror. E një thirrje e re për ta përfshirë mbrojtjen e lirisë së ndërgjegjes në zbatimin e urdhëresave të reja të Ministrisë së shëndetësisë (HHS) lidhur me detyrimin për mbulimin e shpenzimeve të mjeteve kontraceptive e abortive, iu drejtua qeverisë, përmes një letre të hapur, nga njëqind lider të krishterë. Letra, e titulluar “Së bashku për lirinë fetare’ (Standing Together for Religious Freedom), u paraqit në një Konferencë shtypi në Uashington, ku foli edhe kryeipeshkvi i Baltimorës, Uiljam Lori, kryetar i Komisionit ad hoc të Konferencës ipeshkvnore të SHBA për lirinë fetare. Në të, liderët fetarë kërkojnë nga Ministria e shëndetësisë t’u mbrojë lirinë e ndërgjegjes të gjitha organizatave dhe individëve që, për arsye fetare e morale, nuk mund ta garantojnë mbulimin, furnizimin ose sigurimin e ilaçeve e të shërbimeve mjekësore, të parashikuara nga reforma shëndetësore. Në letër i kërkohet Kongresit të gjejë mënyrën për të shmangur disa fyerje të papranueshme kundër lirisë fetare,që të mos përsëriten edhe në të ardhmen.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama