HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-08 15:36:25
A+ A- Printo artikullin



“Lumen fidei” – “Drita e fesë”: enciklikat e tre Papëve.



Papa Françesku shpalli enciklikën e tij të parë “Lumen fidei”, dokument papnor i përgatitur nga Benedikti XVI në muajt e fundit të papnisë, ‘lënë trashëgim’ Papës Bergolio, që vendosi ta botojë, duke u mjaftuar me një shtesë të vetme, një hyrje të shkurtër. Ngjarje absolutisht e pashembullt në jetën e Kishës Katolike
Mund të konsiderohet enciklika e parë e shkruar ‘me katër duar’.
Tekst jo aq i gjatë, u shkrua nga Papa Ratcinger për të plotësuar trilogjinë e tij kushtuar virtyteve teologale: Fesë, Shpresës e Dashurisë. Dokumenti, sipas Papës Benedikti, duhet të shikonte dritën e shtypit në Vitin e Fesë e të çonte deri në fund punën e nisur me dy enciklikat “Deus caritas est” e “Spe salvi”. Dorëheqja nga papnia e modifikoi programin, ndonëse dokumenti ishte tashmë gati. Benedikti XVI mendoi të mos e shpallte në fund të papnisë së tij të shkurtër, por t’ia besonte pasardhësit.
Françesku, që e mori tekstin drejtpërdrejt nga dora e Papës Ratcinger, kur shkoi ta takonte në Kastel Gandolfo, më 23 marsin e kaluar, vendosi ta bënte këtë, enciklikën e tij të parë. Dokument programatik i papnisë, në këtë rast shpreh jo vetëm mendimin e Papës Françesku mbi temën e fesë e të ungjillëzimit të ri, por edhe atë të paraardhësit të tij, ende gjallë.
Benedikti XVI, në fillim të papnisë, vendosi, duke i çuditur të gjithë vëzhguesit, t’ia kushtojë të parën nga tri enciklikat e tij, temës së dashurisë, duke u ndaluar tek eros e agape që, sipas Papës Ratcinger, nuk duhen parë si dy përmasa, që i kundërvihen njëra-tjetrës por, përkundrazi, si pjesë përbërëse të së njëjtës ndjenjë.
Kujtojmë se Gjon Pali II e hapi papninë e tij me enciklikën “Redemptor hominis”. Ishte tekst profetik, me sytë ngulur mbi mijëvjeçarin e tretë të krishterë. Jezu Krishti, shkruante Papa Vojtila, është qendra e kozmosit dhe e historisë. Tek Ai shkon mendimi im e zemra ime në këtë orë solemne, që po jetojnë Kisha e mbarë familja njerëzore. Kjo kohë, në të cilën Zoti, përmes planit të tij të mistershëm, pas paraadhësit, Gjon Palit I, ma besoi shërbimin universal lidhur me katedrën e Shën Pjetrit në Romë, është shumë pranë shekullit të ri. Orët po trokasin agun e Vitit 2000.
Vështirë, vijonte Papa Vojtila, të thuash, në këtë çast, ç’do të ndodhë në kornizën vigane të shoqërisë njerëzore e si do të jetë fati i popujve të veçantë, i kombeve, i vendeve e i kontinenteve, në shekullin e ri, hapësirë e pafundme, ende pa ngjarje, ndonëse që tani bëhen përpjekje për të parashikuar ardhmërinë.
E gjithnjë në enciklikën e vet të parë, Gjon Pali II përdori formulën, me të cilën, më 16 tetor 1978, pati pranuar zgjedhjen në fronin e Shën Pjetrit. “Duke iu bindur fesë në Krishtin, Zotin tim, e duke ia besuar gjithë vetveten Nënës së Krishtit e të Kishës, pavarësisht nga vështirësitë e mëdha, pranoj!”.
Në përfundim të 26 vjetëve të papnisë së tij, Papa Vojtila kishte botuar 14 enciklika.
‘’; ‘’; ‘’ janë tri enciklikat e Benediktit XVI. Tri, e një ‘me katër duar’, luajtur në tastierën e mendimit të Kishës me pasardhësin, gjë e pashmbullt në dymijë vjetët e historisë së krishterimit.
E pashembullt edhe për papninë e Françeskut, që e hap kështu radhën e enciklikave të tij, për të cilat dimë vetëm se e para titullohet: “Drita e fesë”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama