HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-10 14:41:11
A+ A- Printo artikullin



Imzot Perego: Papa nga Lampeduza, ngre zërin kundër trafikut të njerëzve



Përballë më se dhjetëmijë vetëve, që ndoqën Meshën në fushën sportive të Lampeduzës, Papa Françesku lypi falje. Falje Zotit, për indiferencën ndaj vëllezërve e motrave, për anestezinë e zemrave, shkaktuar nga mbyllja në mirëqenie, për ata që, me vendimet e tyre krijojnë situata kaq dramatike. Qortim i fortë, ky, në drejtim të bashkësisë ndërkombëtare, për të cilin flet, në mikrofonin tonë, Xhankarlo Perego, drejtor i përgjithshëm i Fondacionit Migrantes:
Përgjigje: - Nga këto fjalë dolën krejt qartë në pah dy qortime në planin ndërkombëtar: i pari, dënimi i tregtarëve të skllevërve modernë, tjetri, ftesa për ta qeverisur këtë situatë, në të cilën masa të mëdha njerëzish lëvizin, në mëshirën e fatit. E për ne, kjo do të thotë më shumë bashkëpunim ndërkombëtar, më shumë vëmendje në kanalin humanitar, që njerëzit të mos shiten e të blihen si kafshë, por të lëvizin të sigurt, të ikin me shpresë se nuk do t’u mungojë streha, kur detyrohen, nga persekutimet e lufta.

Pyetje: - Një nga djemtë, që takoi Papa në Lampeduzë, i tha: “Jemi të detyruar në një farë mënyre të mbetemi në Itali. Nuk kemi perspektiva. Ishte një zë, që fliste për shumë zëra...

Përgjigje: - Sigurisht. Projekti i ri “strehim evropian’ synon t’u përgjigjet këtyre kërkesave të rëndësishme, domethënë, përpiqet për t’u krijuar njerëzve mundësi që të zhvendosen edhe në shtëpinë e përbashkët evropiane, për të gjetur strehim, por edhe për të lehtësuar bashkimet familjare, duke kapërcyer pengesat, që i detyrojnë etër e bij të jetojnë larg njëri-tjertit, në sa bashkëjetesa është aspekt tejet i rëndësishëm i dinjitetit të njeriut. Pa llogaritur këtu se shpesh prindërit janë pleq e u mungon çdo ndihmë e mbrojtje, kur fëmijët janë tepër larg. Shpresojmë se ‘strehimi i ri evropian’do ta ketë mirë parasysh këtë aspekt, pikërisht parë në këndvështrimin e mikpritjes, që e meriton çdo njeri. E kjo vlen edhe për Italinë, që është ndërmjet vendeve më të fundme në këtë tip strehimi për refugjatët, në kontekstin evropian, por edhe për mundësinë e lëvizjes të refugjatëve në plan evropian, për mbrojtjen e tyre e të familjeve të tyre, duke u krijuar mundësinë të jetojnë së bashku.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama