HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-09 12:17:38
A+ A- Printo artikullin



Më 9 korrik kalendari përkujton shën Adrianin III, papë



Shën Adriani III, i pagëzuar me emrin Agapito, qe Papë ndërmjet viteve 884-885. Të pakta janë të dhënat për jetën e tij. Dihet se lindi në Romë, se u zgjodh papë më 17 maj 884 e se papnia e tij e shkurtër, qe plot trazira.
Vdiq në Spilamberin e sotëm, pranë qytetit italian Modena, në shtator të vitit 885, nësa ishte në shtegtim drejt Uormsit, pasi qe thirrur nga Karli III, mbret i frankëve, për të siguruar vazhdimësinë e Perandorisë së Shenjtë Romake dhe për të diskutuar lidhur me rrezikun e saraçenëve, që vijonin të forcoheshin, duke krijuar kërcënime të reja për botën e krishterë. Papa Adriani III u varros në manastirin e Nonantolës në Modena.
Dihet, gjithashtu se mbajti qëndrim pajtues ndaj Patrikut të Kostantinopojës, Focit, por nuk dihen me saktësi shkaqet e nderimit të tij si shenjt. Këto shkaqe ndoshta duhen kërkuar në ndihmën e jashtzakonshme që i dha Romës gjatë një periudhe kur vuante nga zija e bukës. Kulti i Shën Adrianit papë, që u kremtua sot, nis që në vitin 1891.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama