HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-10 14:40:37
A+ A- Printo artikullin



Ngushëllimet e Papës për aksidentin hekurudhor në Kebek, me 15 të vdekur e 50 të humbur



Lutje drejtuar Zotit për pushimin e pasosur të të vdekurve e ngushëllimin e familjeve, që po jetojnë çaste kalvari. Këto janë ndjenjat, që shpreh Papa në telegramin e ngushëllimit, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone. Telegrami mbart dhimbjen e Atit të Shenjtë Françeskut për viktimat e tragjedisë, që ndodhi në shtetin kanadez të Kebekut, natën ndërmjet 5 e 6 korrikut. Dalja nga shinat e pastaj edhe shpërthimi i një treni-cisternë, që transportonte 120 mijë litra naftë drejt SHBA-ve, pranë qytezës Lak-Megantik, 250 kilometra larg Monrealit, shkaktoi një zjarr të vrullshëm, që shkatërroi 40 ndërtesa. Gjatë shpërthimit gjetën vdekjen 15 vetë, 50 të tjerë konsiderohen të humbur. Bilanci i të vdekurve, sipas forcave të ndihmës së shpejtë, ende i përkohshëm, ka shumë mundësi të bëhet më i dhimbshëm. Për më tepër, flitet edhe për dëmtime të rënda ambientale, mbasi rreth 100 mijë litra naftë mund të përfundojnë në lumin Shën-Lorenc.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama