HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-07-10 14:40:51
A+ A- Printo artikullin



Tweet i Papës: nëse duam ta ndjekim Krishtin nga afër, nuk mund të kërkojmë jetë të rehatshme



Në tweet-in e ditës, kur Kisha kujton katër gra martire, Papa shkruan: “Nëse duam ta ndjekim Krishtin nga afër, nuk mund të kërkojmë jetë të rehatshme e të qetë. Jeta jonë do të jetë plot me veprimtari, por edhe plot me gëzim”.
Shenjtoret, që përkujtohen sot në liturgji, janë Rufina, Sekonda, Anatolia e Viktoria: katër vasha romake, që jetuan në shekullin e tretë. Të katra të fejuara, nuk iu nënshtruan presioneve të të fejuarve paganë, që donin t’i detyronin ta mohonin fenë e krishterë. Të paditura pranë autoriteteve perandorake, pasi kishin vendosur të ndiqnin jetën rregulltare, u mbytën barbarisht. Kujtojmë se në faqen e internetit pontifex@, në nëntë gjuhë, mbi 7 milionë e 300 mijë ndjekës lexojnë tweet-t e Papës.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama