HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-11 13:31:15
A+ A- Printo artikullin



Fjalët e Papës Gjon Palit II më 1995 për masakrën e Srebrenices



Me rastin e 18-të vjetorit të masakrës së Sreberenicës, po kujtojmë fjalët e Papës Gjon Palit II mbi këtë tragjedi, shqiptuar më 16 korrik 1995 gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot.
Lajmet e pamjet që vijnë nga Bosnja, e në mënyrë të veçantë nga Srebrenica e nga Zepa, dëshmojnë se sa Evropa e njerëzimi janë fundosur akoma më shumë në greminën e poshtërisë.
Asnjë kauzë, asnjë projekt nuk mund të justifikon veprimet e metodat kaq barbare: janë krime kundër njerëzimit!
Sa do të doja që fjala ime, dashuria ime e lutja ime të arrinin tek ata vëllezër e ato motra, të përplasura në udhët e shpërnguljes në mjerimin më të skajshëm!
Lusë të gjithë njerëzit vullnetmirë të vazhdojnë pa u lodhur t’i ndihmojnë ato popullsi të sfilitura e të martirizuara.
Kjo që po konsumohet para syve të botës mbarë përbënë një disfatë të qytetërimit. Këto krime do të mbesin një ndër kapitujt më të trishtueshëm të historisë së Evropës.
Zoti i prektë zemrat e i ndriçoftë shpirtrat e përhumbur!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama