HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-07-11 12:53:11
A+ A- Printo artikullin



Srebrenica përkujton masakrën 1995-ës



Në Srebrenicë të Bosnje-Hercegovinës kujtohen sot 8000 viktimat e gjenocidit serb. 18 vjet më parë e pikërisht me 11 korrik të vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjë Hercegovinës ndodhi masakra më e madhe e pas Luftës së Dytë Botërore. 8000 djem dhe burra myslimanë u masakruan në formën më barbare nga ushtria shtetërore serbe e udhëhequr nga Radovan Karaxhiqi përfshirë edhe paraushtarakët e njohur si “skorpionët” e nën kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
E tëra ndodhi në kohën kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së, kishte shpallur Srebrenicën zonë të sigurt e forcat holandeze të UMPROFOR-it ishin të pranishme në vend.
E pikërisht gjatë kësaj kohe, forcat serbe rrethuan enklavat boshnjake me ushtri të armatosur mirë dhe penguan furnizimin e banorëve myslimanë me ushqime e medikamente. Në janar të vitit 1995 një batalion holandez i UMPROFOR-it u vendos në zonën e Srebrenicës por gjendja u përkeqësua më shumë pasi forcat serbe pengonin furnizimin e tyre me karburante dhe municion. Serbët lejuan largimin e ushtarëve holandez nga zona por nuk lejuan kthimin e tyre pas, ndërkohë që po avanconin çdo ditë duke marrë nën kontroll të tyre enklavat myslimane.
Në mëngjesin e 10 korrikut të 1995, gjendja në Srebrenicë ishte shumë e tensionuar. Disa prej banorëve, qe ishin të armatosur vërshuan në rrugët e qytetit. Me qëllim që të mbrohej qyteti, gjeneral-Kolonel Karremans kishte bërë kërkesë urgjente për mbështetje ajrore nga NATO por nuk kishte marrë asnjë ndihmë për këtë. Për më tepër ushtria serbe kishte zënë rob ushtarët holandezë dhe kishte kërcënuar se do ti vriste ata në rast se NATO-ja do të ndërhynte nga ajri.
Atë ditë në Srebrenicë u vranë rreth 8000 djem e burra myslimanë ndërsa 20 deri 25 mijë persona tjerë ishin vendosur në zonën ushtarake të OKB-së në Potoqari.
Kujtojmë se sulmi në Srebrenicë filloi më 6 korrik 1995 e përfundoi pesë ditë më vonë, me hyrjen e ushtrisë në qytet nën komandën e Ratko Mladiqit. Pas fshehjes që ia bëri Serbia me vite, Ratko Mladiq qe derguar në Hagë i akuzuar për krime lufte. Prokuroria e Hagës e akuzoi atë se deri më 19 korrik të vitit 1995, në mënyrë të organizuar e sistematike kishte vrarë rreth 8.000 myslimanë, burra e fëmijë. Rreth. 30.000 gra e fëmijë janë deportuar brenda dy ditësh.
Në Potoçane, te Srebrenica deri më tash janë varrosur 5.657 viktima të identifikuara.
Partitë në pushtet në Serbi kanë hartuar një projekt/rezolutë që dënon masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, ku u vranë rreth 8000 djem e burra boshnjakë.
Rezoluta në fjalë dënon vrasjet e bëra nga trupat serbe të Bosnjës, por nuk i cilëson ato si gjenocid ndaj boshnjakëve. Partitë nacionaliste serbe e kanë hedhur poshtë tekstin e kësaj rezolute, duke deklaruar se në të duhet të përfshihen dhe krimet e kryera kundër serbëve nga boshnjakët dhe kroatët.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama