HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-12 14:13:01
A+ A- Printo artikullin



Irak: Patriku kalde u uron Ramazanin myslimanëve



Bota myslimane ka filluar tashmë muajin e shenjtë të Ramazanit; kohë për të agjëruar, për t’u lutur, për të bërë vepra të mira, për të falur.“Në emër të të gjithë të krishterëve irakianë, u bëj urimet më të mira të gjithë myslimanëve e myslimaneve për fillimin e muajit të bekuar të agjërimit”. Kështu u shkruan patriku kalde, Lui Rafael I Sako, vëllezërve të islamit për fillimin e Ramazanit. Fortlumturia e Tij uron që kjo të jetë kohë e paqes dhe e të mirave për gjithë vendin. Fryma, që krijon muaji i shenjtë, duhet t’i shërbejë përdorimit të një gjuhe të re, asaj të dialogut, për zgjidhjen e problemeve. Sepse, shton Patriku, jemi një bashkësi e vetme kombëtare, pavarësisht nga ndryshimet.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama