HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-12 14:13:17
A+ A- Printo artikullin



Irlandë: Fëmija ende i palindur është njeri”



“Fëmija ende në bark të nënës është njeri, me të gjitha mundësitë, jo mundësi për të qenë njeri”: u shpreh kështu, të martën e kaluar, imzot Brendan Leahy, ipeshkëv i Limerikut, në Irlandë. Prelati kryesoi, në katedralen e qytetit, kushtuar Shën Gjonit, mbrëmësoren e lutjeve për mbrojtjen e jetës.
Në sa Kisha ngrinte zërin për mbrojtjen e jetës, në Parlament diskutohej një projekt –ligj për mbrojtjen e nënës gjatë shtazanisë. Ligji, i konsideruar nga Kisha antikushtetues, pranon ndërprerjen e shtatzanisë, me miratimin paraprak të një komisioni prej tre mjekësh, në rast se jeta e gruas shtatzënë është në rrezik.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama