HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Të rinjtë  >  2013-07-12 16:31:39
A+ A- Printo artikullin



Kardinali Rilko: 10 ditë para DBR-së, në Rio pritet me padurim ardhja e Papës



U rikthye dje në Vatikan, nga Rio-de-Zhanéjro, kryetari i Këshillit Papnor për Laikët, kardinali Stanislao Rilko, pasi u dha dorën e fundit përgatitjeve për DBR-së, që fillon pas dhjetë ditësh, në praninë e Papës Françesku, Papa i parë latinoamerikan. Në Rio rritet padurimi për këtë ngjarje të madhe, që do të fillojë më 23 korrik, kur qindra mijëra të rinj, ardhur nga mbarë bota, do të mblidhen në këtë vend, shumë të largët për shumicën e pjesëmarrësve, siç e shpjegon, në mikrofonin tonë, kardinali Rilko:

Përgjigje: - Në Brazil, por sidomos në Rio-de-Zhanéjro, ndjehet fort atmosfera e pritjes së madhe për vizitën e Atit të Shenjtë me rastin e DBR-së. Çdo DBR-së të mahnit, e shumë madje, për shpërthimin e gëzimit e të shpresës, që i përcjell jo vetëm mbarë Kishës, por edhe gjithë botës. Sigurisht, në Brazil, ajo që pritet më shumë, është arritja e Atit të Shenjtë, Papa i parë latinoamerikan, që tashmë ka fituar zemrën e mbarë botës.

Pyetje: - Në ç’pikë kanë arritur përgatitjet e DBR-së?

Përgjigje: - Mungojnë vetëm pak ditë para përurimit të DBR-së së Rios. Është e lehtë të përfytyrosh me çfarë impenjimi po punohet në qytetin karioka, për t’i pritur sa më mirë Papën dhe të rinjtë e ardhur nga mbarë bota. Komiteti organizator vendas punon ditë-natë, i ndihmuar nga qindra vullnetarë. Posaçërisht po punohet për të përgatitur vendet, ku do të mblidhen mijëra të rinjtë: Kopakabana e Guaratiba. Jam i sigurt se gjithçka do të jetë gati për ditën e hapjes së DBR-së. Unë u preka shumë nga bujaria e nga mençuria e të gjithë atyre, që punojnë për përgatitjet. Nuk duhet harruar se bëhet fjalë për një ngjarje të pashoqe në botë përsa u përket përmasave: është vërtet ngjarje botërore, e mund të themi, edhe katolike...

Pyetje: - Mendoni se mikpritja që dioqezat braziliane do t’u sigurojnë të rinjve, do të jetë shumë e kënaqshme?

Përgjigje: - Në DBR-së marrin pjesë jo vetëm qytetet ku kremtohet, por mbarë Kisha, që jeton në këtë vend. Edhe takimi vigan i Rios nuk ka të bëjë vetëm me qytetet karioke, por me tërë Kishën braziliane. DBR-së paraprihet nga “Java misionare”, gjatë së cilës të rinjtë e ardhur nga vende të ndryshme, do të kenë mundësi të vizitojnë një pjesë të mirë të dioqezave braziliane, duke dhënë edhe dëshminë e tyre të fesë. Janë vizita të rëndësishme, edhe pse u krijojnë të rinjve mundësinë ta prekin me dorë indin e gjallë të Kishës, që jeton në Brazil.

Pyetje: - Sa të rinj parashikohet të marrin pjesë në Ditën e madhe të Brazilit?

Përgjigje: - Të flasësh për numra është gjithnjë gjë e vështirë. Ne, si organizatorë, më shumë se numrat, na intereson përgatitja shpirtërore e çdo të riu pjesëmarrës. Frytet shpirtërore të çdo DBR-së varen shumë nga puna baritore, që i paraprin takimeve, e nga ajo, që i pason. Sidoqoftë, përsa u përket numrave, mund të them se vendi i përgatitur për mbrëmësoren e lutjes dhe kremtimin eukaristik përfundimtar të DBR-së së Rios është shumë më i madh se Cuatros vientos në Madrid. Nuk do të çuditesha, prandaj, nëse në Rio do të arrinin dy milion të rinj.

Pyetje: - Ç’mendim keni për protestat shoqërore të javëve të fundit në Brazil: mund të krijojnë probleme për kremtimin e DBR-së?

Përgjigje: - Sapo u ktheva nga Rio-de-Zhanéjro e mund të them se aktualisht klima e përgjithshme në vend është e qetë. Qeveria federale dhe ajo e shtetit të Rios, na sigurojnë se do të bëjnë gjithë ç’është e mundur që DBR-së dhe vizita e Papës Françesku të zhvillohen në mënyrë sa më të qetë e pa asnjë trazirë. Personalisht kam shumë besim.

Pyetje: - Papa Françesku, që në fillim të papnisë, ka dëshmuar se është atë e mik i të rinjve. Ç’pret nga Dita e Rios?

Përgjigje: - Papa Françesku, në këto pak muaj të papnisë, dëshmoi se të rinjtë janë në plan të parë të mendimeve të tij. Dëshmoi edhe se ka aftësi të madhe të dialogojë me ta. E kemi parë në shumë raste dashurinë, që të rinjtë ushqejnë për këtë Papë, të cilin e dëgjojnë me kënaqësi... Sigurisht për Papën Françesku DBR-së e Rios do të jetë rast i përshtatshëm për mbjelljen e madhe të farës ungjillore, që synon kryesisht t’i ndihmojë të rinjtë për të takuar Krishtin, e vetmja shpresë, që nuk të zhgënjen. Shtatorja e Krishtit Shëlbues e Korkovados, me krahët hapur, shpreh pikërisht pritjen e Zotit për t’i takuar e për t’i rrokur këta të rinj. Mendoj, pastaj, se Ati i Shenjtë do t’i sfidojë të rinjtë, ashtu si e ka zakon. Në Enciklikën e tij të parë, ‘Lumen Fidei’, shkruan: “Feja mund të ndriçojë një mori fushash të jetës: familjen e bazuar mbi martesën, parë si bashkim i qëndrueshëm i burrit me gruan; botën e të rinjve, që dëshirojnë një jetë të madhe e që takimi me Jezusin u jep shpresën e pamort. Feja nuk është strehë për njerëz pa guxim, por zgjerim i jetës e në këtë drejtim, Ditët Botërore të Rinisë u krijojnë të rinjve mundësitë ta shprehin me vrull gëzimin e fesë dhe impenjimin për ta jetuar pa u lëkundur, me guxim”.
E në raste të tjera ka thënë: “Mos kini frikë nga gjërat e mëdha!”. “Duhet të dilni nga vetja e ta çoni Krishtin në skutat e jetës së botës”. Nuk duhet harruar se tema e DBR-së së Rios, është pikërisht ajo e mandatit misionar të Krishtit: “Shkoni e bëni dishepuj të gjithë popujt!” (Mt 28,19).




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama