HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-12 14:26:25
A+ A- Printo artikullin



Rubrika “Te gurra e besimit”: Të kërkojmë Krishtin!



“Të kërkojmë Krishtin, është argumenti kryesor i emisionit XIV të rubrikës “Te gurra e besimit”, që e zgjodhëm për ta ndjerë më fort se jemi duke kremtuar, së bashku me Kishën, Vitin e fesë.
Gjithnjë në kërkim të Krishtit: kjo duhet të jetë dëshira e përhershme e të gjithë njerëzve: e të rinjve, të rriturve, pleqve, besimtarëve e barinjve të tyre. Duhet inkurajuar ky kërkim. Duhet mbështetur. Duhet udhëhequr. Fe nuk do të thotë vetëm të pranosh një tërësi dogmash, që mund ta shuajnë etjen për Zotin e gjithëpranishëm në shpirtin njerëzor. Përkundrazi! Feja e projekton njeriun në shtegtimin e tij në kohë, drejt një Zoti gjithnjë të ri, në pafundësinë e tij. Prej këndej, i krishteri nuk është vetëm njeri, që kërkon, por edhe që gjen. E është pikërisht kjo, që e bën Kishën gjithnjë të re, me shpirt të hapur për të pranuar ardhmërinë, të pasur me shpresë për mbarë njerëzimin.
Tek Shën Agostini gjejmë reflektime mahnitëse për ftesën që vijon t’u bëjë besimtarëve Psalmi 104: “Quaerite faciem eius semper” – “Kërkojeni gjithnjë fytyrën e Tij”. Ai na kujton se kjo ftesë nuk vlen vetëm për këtë jetë: vlen edhe për amshim. Zbulimi i fytyrës së Zotit është i pashterrshëm. Sa më shumë hyn në shkëlqimin e dashurisë së Tij hyjnore, aq më shumë dëshiron të vijosh udhën në kërkim të tij. Në atë masë që rritet dashuria, shtohet edhe dëshira për ta kërkuar Atë, që është gjetur”(Enarr.in Ps. 104,3:CCL 40, 1537).
Prej këndej, Psalmi 104 vijon të na ftojë:
“Lumnojeni Zotin dhe emrin e Tij,
Shpallni ndër popuj veprat e Tij madhështore!
Kërkojeni Zotin edhe fuqinë e Tij.
Kërkojeni gjithnjë fytyrën e Tij.
Krenojuni me Emrin e Tij tejet shenjt,
Të galdojë zemra, që kërkon Zotin!”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama