HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-12 14:11:35
A+ A- Printo artikullin



Viti jubilar kamilian: “Trashëgimia e Shën Kamilit, ajo e Samaritanit të Mirë”



U hapën kremtimet për 400-vjetorin e vdekjes së Shën Kamilit de Lelis, pajtor universal i të sëmurëve dhe i njerëzve, që merren me ta, në pritje të 14 korrikut, kur do të hapet zyrtarisht Viti jubilar kamilian. Dje nisi triditshi i lutjes, në Shenjtëroren e Bukianikos, provinca e Kietit, vendlindje e Shenjtit. E sot, në katedralen e Shën Justinit, në Kieti, u kremtua një Meshë solemne, kryesuar nga atë Alberto Markez de Suza, këshilltar i përgjithshëm i kamilianëve. Në orën 20.00 u nis për në Bukianiko, Marshimi i dashurisë së krishterë, me reliket e Shën Kamilit.
Ndërkaq, në Kishën e Shën Madalenës, në Romë u përurua arkëza monumentale, ku do të vendosën këto relike.
Nesër, në Bukiniano, do të kremtohet Mesha, me ekspozimin e shtatores së Shën Kamilit de Lelis; më pas, vepra muzikore kushtuar pikërisht këtij kremtimi jubilar.
Në mikrofonin tonë, ati kamilian Augusto Shendi, zëvendës-sekretar i Këshillit Papnor për punonjësit e shëndetësisë, tregon kush janë kamilianët e si po përgatiten për këtë jubile:

Përgjigje: - Me shpirtin plot gëzim, sepse lindja për qiell e Themeluesit të tyre është rast gëzimi për mbarë Kishën, por, në mënyrë të veçantë, për ata, që vijojnë edhe sot të ecin në gjurmët e Shenjtit. Misioni i Urdhërit të Klerikëve Rregulltarë, shërbëtorë të të sëmurëve, që njihen më mirë me emrin kamilianë, bij të Shën Kamilit, është ta bëjnë të dukshme dhembshurinë e Krishtit për njerëzit, që kalojnë çaste të vështira vuajtjesh, ankthesh, vetmie. Pikërisht me këta njerëz merren kamilianët. Mundohen t’i shërojnë në korp e në shpirt, me zemër nëne, duke ecur në gjurmët e Shën Kamilit. Shenjti themelues na la trashëgim shembullin e Samaritanit të Mirë, që vijon të endet nëpër skuta, ku ka sëmundje, ku njeriu vuan, ku ndjehet i braktisur, e t’i shërbejë me profesionalitet, dashuri e gatishmëri, duke u përkulur, si Krishti mbi plagët e hapura të njerëzimit të sotëm.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama