HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-15 17:45:03
A+ A- Printo artikullin



Në shtator, konferenca e Comece kushtuar kërkesave të të rinjve



T’u përgjigjet pyetjeve të të rinjve e t’u bëjë ballë kërkesave të tyre: ky është qëllimi ambicioz i konferencës, që do të organizojë Komisioni i episkopateve të Bashkësisë evropiane (Comece) më 4 shtator, në Bruksel. Ndërmjet temave që do të trajtohen, sipas agjencisë Sir, papunësia në rritje, ndryshimi i shpejtë i kushteve të jetesës dhe mplakja e popullsisë. Për të gjitha këto sfida, që shqetësojnë shoqërinë bashkëkohore, do të bëhen përpjekje për të gjetur rrugëzgjidhje sa më të përshtatshme.
Takimi, i mbështetur nga eurodeputetët Tomas Man e Patricia Toia, realizohet në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Stiftung, rrjetin Juventus e Don Bosko Internejshënëll.
Punimet do të kenë tre çaste kryesore, pas hyrjes kushtuar gjendjes së të rinjve në tregun e punës dhe pasojat shoqërore, do të flitet për krizën e punësimit, do të thellohet reflektimi mbi kushtet e nevojshme për të garantuar pjesëmarrjen e të rinjve në punë e do të bëhen propozime konkrete për përfshirjen e tyre në shoqëri.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama