HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-16 15:28:15
A+ A- Printo artikullin



Motrat e reja rregulltare shqiptare e dëshmia e jetës së tyre



“Kryqi e lutja janë pikat e referimit të misionit të krishterë. Sa më shumë Zoti ju thërret në misionin e shenjë në çdo skaj të botës e nëpër skuta të jetës, aq më tepër zemra juaj do të jetë e bashkuar me Zemrën e Krishtit, përplot me mëshirë e dashuri”. Kështu, gjatë audiencës së 7 korrikut të kaluar, u tha Papa Françesku seminaristëve, novicëve e noviceve, siç quhen me fjalorin kishtar, të rinjtë e të rejat që kanë ndërmarrë udhën meshtarake apo të jetës rregulltare. Sipas Papës Bergoglio, tri janë pikat kryesore të referimit të misionit të krishterë: gëzimi i ngushëllimit, kryqi dhe lutja. E Ati i Shenjtë Françesku u drejtoi thirrjen të rinjve e të rejave për të mos e braktisur kurrë, për asnjë çast lutjen, lypet një lutje e përhershme dhe kundrimi i Fjalës së Hyjit, sepse këtu, sipas Papës Bergoglio, fshihet sekreti dhe fryti i një dishepulli e ithtari të Krishtit. Elementi i rëndësishëm që karakterizon çdo person që përqafon thirrjen e shenjtë, “është të jesh përplot me dashurinë e Krishtit, ta lësh Shpirtin Shenjtë të të prijë e kështu jeta do të bëhet filiz i drurit të jetës, që është Kryqi i Zotit tonë Jezu Krishtit”, u tha Papa Françesku seminaristëve, novicëve e noviceve më 7 korrikut e kaluar. Në këtë audiencë papnore morën pjesë edhe një grup motrash rregulltare shqiptare nga Motrat Bijat e Dashurisë Hyjnore nga Shkodra dhe nga Motrat Françeskane Zoja e Engjëjve nga Velipoja. Në mikrofonin e Radio Vatikanit ju propozojmë dëshminë e tyre e pikërisht të motër Maria Pema, motër Joela Ndreca, motër Kristina Pjetrri, motër Lena Kulla, motër Gjystina Kulla e motër Brgita Marku........RealAudioMP3




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama