HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-17 16:10:33
A+ A- Printo artikullin



Siri: Edhe në luftë, në Haleb fillojnë ushtrimet shpirtërore



Në një Siri gjithnjë më të pushtuar nga tmerri i luftës civile, për shumëkënd kisha është bërë streha e vetme, ku njeriu mund të gjejë ngushëllim. Ndodh kështu në Haleb, qytet, që vijon të jetë i rrethuar, ku milicët e ushtrisë së lirë siriane e grupet islamiste të opozitës vijojnë ndeshjet e armatosura, duke bllokuar çdo rrugë nga mund të iket nga kjo vatër gjaku e zjarri. Këtu gjindet vetëm vdekja, ndërsa mungojnë të gjitha mjetet, që mbajnë gjallë jetën: ushqimet e bazës, gazi, benzina, ilaçet. Gjithçka ulet, me përjashtim të çmimeve, që rriten çdo ditë. Nga vendi arrijnë dëshmi dramatike, e megjithatë shpresa vijon t’i mbajë gjallë njerëzit e ngujuar në këtë skëterrë. Për këtë punojnë misionarët, për ta mbajtur gjallë shpresën. Prej këndej, sipas agjencisë Fides, po organizojnë veprimtari nga më të ndryshmet, që të bëjnë ta harrosh për një çast luftën, si kurse kitarre e gjuhësh të huaja për të rinjtë, kremtime fetare për të gjithë besimtarët, e, kohët e fundit, sipas kërkesës së tyre, edhe ushtrime shpirtërore, që do të nisin nga fundi i korrikut, për të vijuar deri nga gjysma e gushtit. Ku ka fe, ka edhe shpresë!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama