HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-17 17:03:08
A+ A- Printo artikullin



Toka e Shenjtë: motrat e Betanisë flasin për shtimin e dhunës kundër manastirit



Motrat e manastirit greko-ortodoks të Betanisë lëshojnë kushtrimin, të frikësuara nga episodet e përsëritura të sulmeve kundër kuvendit të tyre. Për këtë, i dërguan edhe një letër presidentit palestinez, Mahmud Abas, përmes së cilës i kërkojnë të bëjë presion mbi Autoritetin palestinez, që ta marrë situatën në dorë, duke shmangur rrezikun e përsëritjes së episodeve të dhunës. Manastiri, që ndodhet në al-Azaryeh, pikërisht aty, ku Jezusi ngjalli Lazrin e vdekur, qëllohet për ditë me gurë e copa qelqi të thyer. Shtohen plaçkitjet dhe dëmtimet e strukturës. E qëllimi, sipas rregulltareve, është të nxitet përçarja ndërmjet bijve të të njëjtit komb palestinez. Kjo zonë, pothuajse jashtë kontrollit të Autoritetit palestinez, është e njohur për krime, dhunë e korrupsion. Në shenjë solidariteti, këto ditë, si familjet e krishtera, ashtu edhe ato myslimane, vizituan manastirin, që mbetet simbol bashkimi e oazë e vërtetë përshpirtërie.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama