HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-18 15:52:46
A+ A- Printo artikullin



Dom Marjan Paloka: Kisha u propozon të rinjve Krishtin e vetëm Krishtin



Krishti i Rio-de-Zhanéjros së Brazilit hap krahët në pritjen e të rinjve nga mbarë bota.“Të presim me krahë të hapur”. Këtë shkrim, shkruar në fotografinë gjigante të Krishtit të Korkovado-s, e gjejnë udhëtarët - shtegtarë të ri, posa mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar në Rio-de-Zhanéjro, në duar të vullnetarëve të Ditës Botërore të Rinisë 2013. “Dita e përqafimit të Krishtit për mbarë botën, dita e shpresës dhe e mëshirës së Zotit u ofrohet të rinjve ashtu si edhe çdo njeriu” thotë imzot Luis Henrique, njëri prej ipeshkvijve ndihmës të dioqezës që mikpret DBR-së në Brazil. Në Komitetin organizativ janë 300 veta që punojnë për menaxhimin sa më të mirë të arritjes të të rinjve në qytetin karioka. Ndërkohë vlojnë punimet për kompletimin e tribunës në plazhin e Kopakabanës, një ndër vendet ku do të zhvillohen disa nga momentet më të rëndësishme të këtij takimi rinor. Gjashtëdhjetëmijë vullnetarë, prej të cilëve 4.500 vijnë nga 15 kombe të ndryshme, përveç Brazilit, ndër ta argjentinasit e italianët janë grupet më të mëdha të të rinjve, do të ndihmojnë të rinjtë nga mbarë bota gjatë zhvillimit të programit të kësaj dite botërore të rinisë, në pika të ndryshme të Rio-de-Zhanejros. Kryqi i DBR-së, shoqëruar nga ikona e Zojës së Bekuar Salus Populi Romani, që ka përshkuar qytetin, pas shtegtimit nëpër dioqeza të Brazilit, pret takimin e të rinjve nga mbarë bota dhe Papën. E mbi marrëdhëniet e të rinjve me fenë e krishterë, mbi pritjet që të rinjtë kanë ndaj Kishës e Kisha nga të rinjtë, flasim me dom Marjan Palokën......RealAudioMP3




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama