HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2013-07-19 16:21:33
A+ A- Printo artikullin



Atë Lombardi: Udhëtimi Apostolik i Papës në Rio de Zhanjero shtegtim shumë domethënës



Udhëtimi Apostolik i Papës Françeskut në Rio de Zhanjero është një shtegtim shumë domethënës në Kontinentin e tij, me një program ngarkuar me ngjarje, ndërmjet të cilave, vizita në një favelë, mbrëmësorja e lutjes me të rinjtë dhe Mesha Shenjte për DBR-së. Kështu e përshkroi drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, programin e shtegtimit apostolik të Papës në Rio-de-Zhanéjro të Brazilit, nga 22 deri më 29 korrik, me rastin e Ditës së 28-të Botërore të Rinisë. Komiteti organizator i DBR-së në Brazil njofton se 70% e shpenzimit të përgjithshëm, prej rreth 120 milion eurosh, do të sigurohet nga kontributet e vetë shtegtarëve. Veprimtaritë që lidhen me ngjarjen e madhe rinore, shpjegojnë organizatorët, kanë siguruar rreth 20 mijë vende pune e, sipas përllogaritjeve, Brazili në përgjithësi e metropoli i madh karioka, në veçanti, do të kenë mjaft përfitim ekonomik. Për këtë atmosferë, të krijuar në prag të arritjes së Papës, flet imzot Joao Karlos Petrini, ipeshkëv i Kamaçarit, në shetin e Salvator di Bahia.
Nesër Papa do të jetë shtegtar në udhët, që lidhin dy kontinetet e mëdha. Shtegtimi i parë ndërkombëtar do të nisë në shenjtëroren e Zojës së Aparesidës, pajtore e Brazilit. Një DBR-së, pra, që do të nisë me një shtegtim marian të Papës, që do të gjunjëzohet tek këmbët e Zojës së zeshkët. Kryeipeshkvi i qytetit, kardinali Raimundo Damasheno, thotë se kjo do të jetë “Festa e fesë”.
Atë Lombardi kujtoi edhe se se ideja për organizimin e Ditëve Botërore të Rinisë është e Gjon Palit II, prandaj nuk mund të mendohet për ditë rinore, pa praninë e Papës: është element themelor në këtë takim madhor.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama