HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-19 15:11:30
A+ A- Printo artikullin



Drejtori i Karitasit të Jeruzalemit: Gaza është burg nën qiell të hapur



Dramatike njoftimet, që i jep agjencisë Fides atë Red Abuzalia, drejtor i përgjithshëm i Karitasit të Jeruzalemit, i sapo kthyer nga një mision në Rripin e Gazës, ku janë ngujuar më se 700 mijë vetë, një e treta e të cilëve jeton në mjerim. “Burg nën qiell të hapur” e quan meshtari, i cili dëshmon se kushtet e papërshkrueshme të brigjeve, që rrezikohen nga shpërthimi i epidemive, rëndohen edhe më shumë nga masat ndëshkimore të diktuara prej Izraelit. Kësaj panorame tronditëse i shtohet mbyllja e galerive të nëndheshme nga ana Egjiptit, që bllokoi edhe grykën e Rafahut. Në Rripin e Gazës mungon gjithçka, duke nisur nga ilaçet, e pikërisht për të çuar ilaçe u nisën përfaqësuesit e Karitasit, që ndihmon banorët përmes strukturave të tij shëndetësore, e pikërisht, përmes një qendre mjekësore, të vendosur në zonën e kampeve të refugjatëve, ku punojnë 18 vullnetarë. Kjo qendër i ndihmon me proteza artificiale njerëzit e gjymtuar gjatë operacioneve luftarake izraelite të kohëve të fundit. E po këtu punojnë vullnetarisht edhe grupe të ndryshme të ndihmës psikologjike, që punojnë me fëmijët e tronditur nga bombardimet.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama