HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-19 14:32:25
A+ A- Printo artikullin



Kirograf i Papës lidhur me Komisionin për reformën ekonomiko-administrative të Selisë së Shenjtë.



U botua sot një Kirograf, apo dokument autograf i Papës Françesku për krijimin e një Komisioni papnor studimi, që do të ketë për detyrë të referojë mbi organizimin e strukturës ekonomiko-organizative të Selisë së Shenjtë.
Reflektimet e ditëve të fundit mbi të dhënat pozitive të Bilancit, komunikuar nga Këshilli i kardinajve për studimin e problemeve organizative edhe ekonomike të Selisë së Shenjtë: Bilanci përfundimtar i konsoliduar i Selisë së Shenjtë dhe Bilanci Përfundimtar i Governatoratit të Qytet-Shtetit të Vatikanit për vitin 2012, na shtyjnë, shkruan Papa Françesku, pasi dëgjuam këshillat e Hirësive të tyre, Kardinajve, vëllezërve në ipeshkvi dhe të bashkëpunëtorëve, ta vijojmë veprimtarinë e shtrirjes së reformave në Institucionet e Selisë së Shenjtë. Për këtë qëllim ngrihet Komisioni, që do të mbështetet nga specialistët, për të përmirësuar më tej gjendjen e për të shmangur humbjet e burimeve ekonomike, duke favorizuar transparencën lidhur me pasuritë dhe shërbimet e duke përsosur mbarështimin e pasurisë së tundshme e të patundshme, me vëmendje gjithnjë më të madhe në fushën financiare.Kirografi papnor përcakton të gjitha normat, sipas të cilave do të zhvillojë veprimtarinë Komisioni, i përbërë nga tetë vetë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama