HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-19 15:55:16
A+ A- Printo artikullin



Më 19 korrik kalendari kujton shën Simakun, papë



Sot me 19 korrik kalendari përkujton shën Simakun, papë nga 22 nëntori i vitit 498 deri më 19 korrik të vitit 514.
Për Simakun papë dihen pak gjëra. Para shekullit XV nuk as një njoftim për kultin në nderim të shenjtit, lut që nis me radhitjen e tij në Martirologun e Usuardit e pastaj me Martirologun Romak.
Dimë se lindi në Sardenjë, se u zgjodh papë më 22 nëntor të vitit 498, se konsolidoi pasuritë kishtare, të cilat i quajti pasuri stabile për t’u vënë në shërbim të njerëzve të Kishës. Shpërbleu të gjithë skllevërit, duke u dhënë lirinë e është papa i parë që nisi ndërtimin e Pallatit të Vatikanit.
Vitet e para të papnisë së tij u tronditën rëndë nga skizma e antipapës Lorenci (498-505), që u bë edhe më e rëndë për shkak të ndërhyrjes së mbretit ostrogot Teodorikut (454-526), i cili nuk e shihte me sy të mirë Simakun. Pastaj vijuan trazirat e organizuara nga senatorët romakë Festi e Probini, që patën si pasojë plaçkitje e krime të rënda. Si përfundoi kundërvënia me antipapë e u njoh zyrtarisht si i vetmi papë i të gjithë të krishterëve, Simaku në vitet e fundit të jetës mundi t’u kushtohej rindërtimit moral e material të Kishës katolike, së cilës i shërbeu, e udhëhoqi me aftësi e shenjtëri.
Pas gjithë trazimeve e kundërshtimeve, vdiq më 19 korrik të vitit 514, duke gjetur, në paqen e varrit, respektin përfundimtar për personin e për veprën e tij. Papës Simaku i atribuohet kënga e “Lavidsë” ( Gloria) në Meshët e së dielës.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama