HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-19 16:16:06
A+ A- Printo artikullin



Motër Mihaela Grbesh, një jetë kushtuar Zotit!



Motrat Karmelitane në Nënshat festuan kushtimin e përjetshëm në jetën rregulltare të motrës rregulltare Mihaela Grbesh. Kremtimin Eukaristik, gjatë të cilit u mbajt riti i përkushtimit në jetën murgare, e kryesoi ipeshkvi i Sapës, imzot Lucjan Avgustini. Në Meshë mori pjesë Eprorja e Motrave Karmelitane, motër Mirjam Glavina, murgesha tjera e një numër i madh i besimtarëve. Më hollësisht të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit nga Vau-Dejës... RealAudioMP3
KUSHTIMI I PËRJETSHËM I MOTËR MIHAELA GRBESH
O Krishti im, i dashur,
i kryqëzuar prej dashurisë ,
do të dëshiroja të jem nusja e zemrës sate.
Në festën e Zojës së Karmelit Bashkesia e Motrave Karmelitane gëzoi në ceremoninë e hirit të kushtimit të përjetshëm të motër Mihaela Grbesh. Me falenderimin ndaj Zotit shumë besimtarë bashkëndanë gëzimin e kësaj dite bashkë me motrat karmelitane duke u bashkuar në ritin e kushtimit dhe në kremtimin Eukaristik të udhëhequr nga Ipeshkëvi i vendit, Shk.Tij Imzot Lucjan Avgustini mbajtur në Kishën pranë kuvendit të motrave në Nënshat. Ishin të pranishëm gjithashtu edhe Ipeshkëvi i Kroacisë Imzot Ilia bashkë me familjarë dhe besimtarë të famullisë së Motër Mihaelës.
Pas shpalljes së Ungjillit, diakoni thirri kandidaten për emër, ndërsa vetë motër Mihaela u përgjigj duke thënë: Ja ku jam, o Zot, ti më ke thirrur! Në fillim të fjalës së rastit Imzot Lucjani tha se dëshiroj që në këtë ditë të shënuar për ty Motër Mihaela e Zemrës së plagosur të Jezusit dhe fytyrës së Marisë, uroj me gjithë zemër që mbi ty personalisht, dhe në këtë bashkësi karmelitane të zbresë hiri i Zotit. Duke vazhduar më tej vetë Shkëlqesia e Tij theksoi se po shohim se çfarë kohërash të zymta janë të pranishme në botë, ndërsa dita-ditës janë duke ardhur edhe nëpër familjet tona. Uroj dhe dëshiroj që të jemi të shenjtë, në mënyrë që të rrezatojmë dashurinë e Zotit kudo që shkojme dhe veprojmë. Uroj që drita e Tij e së vërtetës të ndriçojë në jetën e secilit, në mënyrë që Zoti ta dojë botën përmes teje e meje, përmes njerëzve të kushtuar Zotit. Ndërsa e përfundoi mendimin e tij me porosinë që ta ndjekim shembullin e Virgjërës Mari nëpërmjet besnikërisë, nëpërmjet fesë, dëgjesës dhe bashkëpunimit me Zotin.
Riti i kushtimit vazhdoi më pas me dialogun ndërmjet ipeshkëvit dhe kandidates përmes pyetjeve se: A dëshiron që me qëndresë të orvatesh rreth ecjes sipas Ungjillit dhe jetës sipas rregullave të Motrave të zbathura të së Lumes Virgjëres Mari nga Mali Karmel, për të arritur dashurinë e përsosur ndaj Hyjit dhe ndaj të afërmit? - Dhe përgjigjes: Po, dua! Ndërkohë që në formulën e kushtimit Motër Mihaela u betua se po i kushtohej Hyjit të gjithëpushtetshëm për krejt jetën, kushtet e pastërtisë, varfërisë dhe të dëgjesës sipas Rregullit, Kushtetuës dhe Statutit të Rregullit të motrave të zbathura të së Lumes Virgjëres Mari të Malit Karmel. Eprorja e Motrave Karmelitane, Motër Mirjam Glavina i dorëzoi të sapokushtuarës edhe velin dhe rruzaren shenjte si shenjë e kushtimit të saj, duke ruajtur të pa njollë besnikërinë ndaj të Fejuarit të saj Krishtit: duke dëshmuar kushtimin e plotë në shërbim ndaj Krishtit dhe trupit të tij, Kishës. Me lutjen përfundimtare dhe bekimin solemn u mbyll e gjithë ceremonia e kushtimit të motrës Mihaela Grbesh.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama