HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-07-19 15:13:06
A+ A- Printo artikullin



Papa: mesazh për mbrojtjen e jetës



“Të mbrohet jeta nga zënia, në vdekjen e natyrshme”. Është ftesa e Papës Françesku në një mesazh drejtuar katolikëve të Irlandës, Skocisë, Anglisë dhe Uellsit. Duke e marrë shtytjen nga kremtimi vjetor i Ditës për jetën, që do të kremtohet të diel, më 28 korrik Papa Françesku nënvizon vlerën e paçmueshme të jetës njerëzore: “Edhe më të ligështit, më të brishtit, të sëmurët, pleqtë, të palindurit e të varfërit, janë kryevepra të krijimit të Hyjit, bërë sipas shembëlltyrës së tij, të denjë për të gëzuar nderimin e respektin më të madh”- shkruan Ati i Shenjtë në mesazh. Tema e ditës: “Ruaje jetën. Ia vlen!”, është shkëputur nga homelia e shqiptuar nga kardinali i asokohshëm Bergolio, në një Meshë për nder të pajtorit të grave shtatzëna, Shën Raimond Nonato, rregulltar spanjoll i shekullit XIII. Në qendër të edicionit 2013, vëmendja për fëmijët e palindur dhe nënat e tyre.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama