HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Të rinjtë  >  2013-07-19 15:10:08
A+ A- Printo artikullin



Si lindi Dita Botërore e Rinisë



Dita Botërore e Rinisë lindi pas dy takimeve të të Lumit Gjon Pali II me të rinjtë, në Sheshin e Shën Pjetrit. Takimi i parë ishte ai i 1984-s, me rastin e Jubileut të jashtëzakonshëm të Shëlbimit. I dyti, më 1985, gjatë Vitit Ndërkombëtar të Rinisë, shpallur nga OKB-ja. Një vit më pas, me “Letrën e Papës drejtuar të rinjve”, u themelua Dita Botëore e Rinisë.
Që asokohe Dita organizohet një vit si kremtim dioqezan lokal e vitin tjetër, si takim i madh ndërkombëtar me Papën. Kremtimi lokal organizohet të Dielën e Larit. Dioqeza e Romës e kremton në Sheshin e Shën Pjetrit, në praninë e Papës, e, me këtë rast, u dorëzohet edhe Kryqi i drunjtë të rinjve, që do ta mikpresin një vit më pas takimin ndërkombëtar. E kështu, çdo dy vjet në fillim, e pastaj çdo tre vjet, të rinjtë katolikë të mbarë botës mblidhen rreth Papës në një takim ndërkombëtar.
Njëkohësisht me takimin ndërkombëtar, organizohet edhe Forumi i të rinjve, në të cilin marrin pjesë delegatë përfaqësues të dioqezave, të lëvizjeve e të shoqatave rinore. Rezultatet, pastaj, i paraqiten Papës, në kremtimin përfundimtar të DBR-së. Në përfundim të kremtimit të Ditës Botërore, Papa njofton zakonisht vendin dhe datën e takimit të ardhshëm ndërkombëtar.
Por si e ku nisi e si e ku vijoi Dita Botërore e të Rinjve? Nisi në Romë, në Sheshin e Shën Pjetrit...

I - 23 mars 1986 - Kremtim dioqezan:
“Gjithmonë të gatshëm t’i jepni përgjigje kujt kërkon prej jush arsyen e shpresës, që keni në shpirt” (1 Pjt 3, 15)
II - 11 prill 1987 – Buenos Aires:
“Ne e njohëm dashurinë që ka Hyji për ne dhe i besuam” (1Gjn 4-16)
III - 27 mars 1988 - Kremtim dioqezan:
“Bëni gjithçka t’ju thotë Ai!” (Gjn 2,5)
IV- 19-20 gusht 1989Santiago i Kompostelës:
“Unë jam rruga, e vërteta, jeta” (Gjn 14,16)
V - 8 prill 1990Kremtim dioqezan:
”Unë jam hardhia, ju shermendët” (Gjn 15,5)
VI - 14-15 gusht 1991 Częstochowa:
“Ju keni marrë shpirtin, që ju bën bij të Hyjit (Rom 8,15)
Pjesëmarrja e parë e të rinjve shqiptarë
VII - 12 prill 1992 – Kremtim dioqezan:
“Shkoni në mbarë botën e predikoni Ungjillin” (Mk 16,15)
VIII - 14-15 gusht 1993 - Denver:
“Erdha që të kenë jetë e ta kenë me begati!” (Gjn 10,10)
IX - 27 mars 1994 - Kremtim dioqezan:
“Sikurse më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju!” (Gjn 20,21)
X - 14-15 janar 1995 Manila:
“Sikurse më dërgoi mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju!” (Gjn 20,21)
XI - 31 mars 1996 - Kremtim dioqezan:
“Te kush të shkojmë, Zotëri, vetëm ti ke fjalët e jetës së pasosur” ( Gjn 6,68)
XII - 19-24 gusht 1997 - Paris:
“Mësues ku banon? Ejani e shihni!” (Gjn 1, 38-39)
XIII - 5 prill 1998 - Kremtim dioqezan:
“Shpirti Shenjt do t’jua mësojë të gjitha” (Gjn 14,26)
XIV - 28 mars 1999 - Kremtim dioqezan:
“Ati ju do!” (Gjn 16.27)
XV - 15-20 gusht 2000 - Romë:
“Fjala u bë njeri e erdhi e ndenji ndër ne” (Gjn 1,14)
XVI - 8 prill 2001 – Kremtim dioqezan:
“Në se ndokush dëshiron të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet e të më ndjekë” (Lk 9,23)
XVII - 23-28 korrik 2002 - Toronto:
“Ju jeni kripa e tokës… ju jeni drita e botës” (Mt 5,13-14)
XVIII - 13 prill 2003 – Kremtim dioqezan:
“Ja nëna jote!” (Gjn 19-27)
XIX - 4 prill 2004 – Kremtim dioqezan:
“Duam të shohim Jezusin!” (Gjn 12, 21)
XX - 16-21 gusht 2005 - Këln:
“Kemi ardhur për ta adhuruar!” (Mt 2,2)
XXI - 9 prill 2006- Kremtim dioqezan:
“Fjala jote është dritëz për këmbët e mia, dritë për udhët e mia” (Ps. 118[119], 105)
XXII - 1 prill 2007 – Kremtim dioqezan:
“Doni njëri-tjetrin! Sikurse unë ju desha ju!” (Gjn 13,34)
XXIII - 15-20 korrik 2008 – Sidnei:
“Ju do të merrni fuqinë e Shpirtit Shenjt, i cili do të zbresë dhe ju do të bëheni dëshmitarët e mi” (At 1,8)
XXIV - 5 prill – Kremtim dioqezan:
“I kemi shpresat në Zotin e gjallë” (1 Tm 4,10)
XXV - 28 mars 2010 – Kremtim dioqezan:
“Mësues i mirë, çka duhet të bëj për të fituar jetën e pasosur?” (Mk 10,17)
XXVI - 18-21 gusht 2011 – Madrid:
“Të rrënjosur e të bazuar në Krishtin, të fortë në fe” (Kol 2,7)
XXVII – 1 prill 2012 Kremtim dioqezan
“Gëzohuni gjithmonë në Zotin”(Fil 4,4).
XXVIII – 22-29 korrik 2013 - Rio-de-Zhanéjro
Shkoni e bëni dishepuj të gjithë popujt! (Mt 28,19)




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama